• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Helikopterët e ushtrisë, në luftë kundër zjarreve dhe kanabisit

by Java News
06/07/2017 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjimenti i helikopterëve është një tjetër hallkë mjaft e rëndësishme në përballimin e emergjencave kombëtare. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe kjo verë me temperatura të larta ka nisur shfaqjen e problemit të zjarreve në pyje dhe kullota.

Regjimenti i helikopterëve mban një peshë mjaft të madhe dhe vendimtare në përballimin e situatave të zjarreve në zonat e vështira për t’u arritur nga njerëzit. Por lajmi i mirë për këtë sezon është që regjimenti ka përpiluar një program për modernizmin e mjeteve dhe trajnimin e pilotëve, posaçërisht për ndërhyrjet nga ajri për shuarjen e zjarreve.

“Ne kemi përgatitur programin për modernizmin e mjeteve ajrore për këtë qëllim. Një program i veçantë që përfshin blerjen e elementëve që do të bëjnë të mundur përdorimin e helikopterëve në këto misione. Duhet të theksojmë se janë misione, të cilat kërkojnë me të vërtetë një përgatitje të lartë, si të efektivit fluturues, por edhe për mjetet, që duhet të kenë kapacitetet bartëse. Aktualisht, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, ne jemi në mbyllje të procesit të pajisjes së dy helikopterëve ‘Cougar’ me kovat e ujit. Në këtë kuadër, në këtë projekt është përfshirë edhe përgatitja e personelit fluturues dhe atij teknik që do të operojnë në të tilla misione”, tha kolonel Kuto Hasani për Top Channel.

Një program i veçantë trajnimi pritet të bëhet edhe me forcat RENEA dhe forcat e tjera të Policisë, në kuadër të planit kombëtar kundër kanabisit, në mënyrë që edhe efektivët e policisë të dinë si të ndërveprojnë me pilotët dhe stafin mbështetës.

“Jemi futur në procesin e bashkëpunimit edhe me Policinë e Shtetit për organizimin e stërvitjeve të përbashkëta, me qëllim që të standardizojmë ato procese që rrezikojnë fluturimin, por që bëjnë të mundur kryerjen e misionit në një kohë sa më të shpejtë dhe pa lejuar premisa për ngjarje të jashtëzakonshme. Pikërisht në këtë kuadër ne jemi në procesin e fillimit të stërvitjes edhe me repartin RENEA. Elementë të këtij reparti do të vijnë në bazën tonë, do të kryejmë të gjitha llojet e operacioneve që janë të mundura të mbështeten nga forca ajrore, e të realizohen edhe nga trupat speciale”, deklaroi kolonel Kuto Hasani. /b.d

Helikopterët AS 532(COUGAR
Next Post
Debati për vendet e punës, Kryemadhi i kundërpërgjigjet Ramës përmes disa fotove…

Kryemadhi i kthehet sulmeve për konçesionet, edhe pse u miratuan me bekimin e LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In