• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Helidon Bushati refuzon “primaret” e PD, nuk do të garojë për deputet

by A R
18/02/2025 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej tre legjislaturash, Helidon Bushati ka përfaqësuar qarkun e Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i Partisë Demokratike, por zgjedhjet e 11 majit do të shënojnë fundin e eksperiencës si ligjvënës në Kuvend.

Bushati ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të përfshihet në Primaret e PD dhe rrjedhimisht emri i tij nuk do të jetë as në listën e kandidatëve për deputet.

“Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proces të rëndësishëm, atë të primareve. Personalisht, kam zgjedhur të mos marr pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet”, thotë Bushati.

Bushati shprehet se vendimi për të mos garuar “nuk është thjeshtë një vendim personal”, por është “një akt përgjegjësie politike dhe morale”.

Gjithsesi, ai nënvizon se ky vendim nuk do të shënojë tërheqjen e tij përfundimtare nga politika aktive. Bushati shprehet se do të vijojë të qëndrojë pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve në rrugëtimin dhe sfidat e tyre të përbashkëta.

“Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithë  për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha. Jam i bindur, më shumë se kurrë, se MODERNIZIMI dhe PËRBASHKIMI  janë çelësi i fitores. Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë! Së bashku drejt fitores”, shkruan më tej Bushati.

Next Post
Arrestohen dy shtetas britanikë në Iran, akuzohen për spiunazh

Arrestohen dy shtetas britanikë në Iran, akuzohen për spiunazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In