• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, do të përdoret edhe për qëllime ushtarake, veç atyre civile

by Java News
27/05/2024 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e huasë me Bankën Europian për Rindërtim dhe Zhvillim për hekurudhën Vorë-Hani i Hoti mori “dritën jeshile” në Komisionin e Ligjeve. Veç transportit të pasagjerëve dhe mallrave, vepra infrastrukturore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të shërbejë edhe për qëllime ushtarake.

Veç transportit të pasagjerëve dhe mallrave, hekurudha Vorë-Hani i Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi do të shërbejë edhe për qëllime ushtarake.

“Në fakt, të gjitha këto infrastruktura, edhe në emër të faktit se të gjitha infrastrukturat në nivel europian, mbi bazën e qasjes në nivel politik. Në nivel europian do t’i shërbejnë dhe të jenë të standardeve për t’i shërbyer nevojave ushtarake. Hekurudha Vorë-Hani i Hotit do i shërbejë sigurisë në Rajon”, tha Enkeleja Muçaj, zëvendësministre e infrastrukturës dhe Energjisë.

Me gjithë votën “pro”, seancën në Komisionin e Ligjeve për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Europian për Rindërtim dhe Zhvillim demokrati Saimir Korreshi e shfrytëzoi për pyetje mbi garantimin e sigurisë në lëvizje së projektit hekurudhor.

“Ky projekt a parashikon sigurinë se e dini ju sa rrugë kalimi kalojnë mbi shina treni dhe kjo shpejtësia  madhe… ne me atë trenin “ty ty ty” që donte 6 orë ta shikoje nga larg ka bërë gjëmën. Po sot?”, u shpreh deputeti Saimir Korreshi.

Sqarimet i bëri drejtori i Zhvillimit të Projekteve në Hekurudha Shqiptare, Gentian Liko.

“Sa i përket kalesave në nivel, do të mbyllen të gjitha ato informale. Në tërësi do të kemi 59 kalesa të miratuara për 130 km linjë hekurudhore”, tha Gentian Liko, drejtoria e Zhvillimit të Projekteve, Hekurudha Shqiptare.

Me gjithë fokusin te “vore-Hani i Hotit”, socialisti Pandeli Majko kërkoi më shumë informacione edhe mbi linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

“Po citoj ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu i cili ka thënë se përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm mbi trasenë se ku do të kalojë hekurudha që do të lidhë dy Kosovën me Shqipërinë. Ndërsa kryeministri Rama ka thënë se do të ketë një ndryshim të vijës ku kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe më pas në Prishtinë. Në projektin që na keni sjellë, i keni marrë parasysh këto që citova?”, u shpreh Majko.

“Në lidhje me pyetjen që zoti Majko bëri, duhet të them që kjo do të jetë çështje e vendimmarrjeve në vijim”, deklaroi Muçaj.

Pas miratimit me 13 vota pro marrëveshja e huasë me vlerë 98.7 milionë euro mes Qeverisës ë Shqipërisë dhe BERZH do të kalojë për shqyrtim edhe në komisionet e tjera, për t’u çuar më pas për votim në Parlament./m.j

Next Post
Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare?

Rama në Athinë/ Marrëzia e mendjemadhësia ...s'kanë brirë. Ose si Bubulina s'qenka arvanitase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

Vit i ri, avaz i vjetër! Rikthehen radhët në kufi, fluks emigrantësh dhe mjetesh në Kapshticë!

August 20, 2026
“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

“Ne jemi për 100 bashki”- PD reagon pas mbledhjes së Këshilli të Maliqit, Alolli: 95% e banorëve kundër bashkimit me Korçën!

August 20, 2026
“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

“Dëmton imazhin e Shqipërisë, aseti juaj më i mirë…”- Ambasadorja e Izraelit flet për protestat: Është një grup shumë i vogël që nuk i do hebrenjtë

August 20, 2026
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

August 20, 2026
Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: U raportuan 27 vatra në 24 orë, pesë ende aktive

Zjarret po djegin Evropën, ekspertët paralajmërojnë: Do të shtohen me 39% në dekadat e ardhshme! Në rastin më të keq…

August 20, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Alarm masiv kibernetik në SHBA, objektiv pajisjet që përdoren për monitorimin dhe operimin e ujit, energjisë dhe…

August 20, 2026
Ngjarja e rëndë: Rrufe në fushën e futbollit, 18 të shtruar në spital, dy në gjendje të rëndë

Çmenduritë e motit në Itali, rreth 40 mijë rrufe godasin Ligurian, njëra godet dhe trenin në ecje!

August 20, 2026
Shqipëria, e gjashta në Europë për rritjen e lartë të borxhit gjatë pandemisë. E fundit për mbështetjen…

Sa borxh të brendshëm ka marrë qeveria në 7 muaj? 258.5 miliardë lekë tituj të shitur, më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës

August 20, 2026
Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

August 20, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi i vazhdueshëm po humb mundësitë për vendin!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com