• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

‘Hekuri rrihet sa është i nxehtë’/ Analiza: Tragjedia në Koçan, kambanë alarmi edhe për Shqipërinë!

by E S
23/03/2025 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Le të shërbejë tragjedia e fqinjëve si kambanë alarmi për të marrë sa më shpejt masat e duhura parandaluese, para se të jetë vonë.

Hekuri rrihet sa është i nxehtë, por zjarri shuhet para se të bjerë.

Tragjedia më e fundit e ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr në një klub nate shkaktoi humbjen e 59 jetëve dhe plagosjen e mbi 150 personave, na kujton me dhimbje rëndësinë jetike të masave kundër zjarrit dhe të respektimit të kërkesave ligjore e kushteve teknike në ambiente ku ka grumbullim njerëzish.

Sipas raportimeve, zjarri u shkaktua nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë një performance muzikore, ndërsa klubi operonte në kushte të papërshtatshme.

Kjo nuk duhet të trajtohet e ndiqet thjesht si një ngjarje tragjike në emisionin e radhës të lajmeve të një apo disa ditëve. Ajo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për Shqipërinë, për të rishikuar dhe për të forcuar masat e sigurisë teknike në tërësi, përfshi dhe ato kundër zjarrit në mjediset publike dhe ndërtesat private.

Zjarret në banesa apo zyra dhe sidomos në ndërtesa me përqendrim njerëzish, apo edhe në hotele e lokale, po shndërrohen në një kërcënim serioz vitet e fundit, teksa sektori i ndërtimit ka hyrë në një fazë të vrullshme.

Vetëm në muajt e fundit ka pasur disa raste të tilla, që fatmirësisht nuk kanë pasur humbje në jetë njerëzish.

Teksa volumi i ndërtimeve po rritet me ndërtesa shumëkatëshe, rrugët e kalimit dhe shtigjet e shpëtimit po kufizohen e zhduken dhe tendenca për ndërtime pritet të vazhdojë me vrull, bazuar në lejet e reja të ndërtimit që arritën rekordin e 2.5 milionë m2 në vitin 2024, shteti shqiptar nuk ka ende një infrastrukturë monitorimi dhe ndërhyrjeje efikase.

Aktualisht, Shqipëria nuk e ka Kodin e Ndërtimit për mbrojtjen nga zjarri dhe as burime njerëzore që garantojnë mbrojtjen nga zjarri. Tirana është përfshirë në një urbanizim të shpejtë, i cili nuk po merr parasysh standardet me të cilat ndërtohet sot, të tilla si hapësirat, apo materialet antizjarr.

Ndërtimi i kullave me shumë kate rrit edhe më tej rrezikun nga zjarret, pasi asnjë prej tyre nuk ka as elementin më minimal, si p.sh. shkallët e emergjencës dhe një rënie zjarri në një kat do të bllokonte daljet nga katet e mësipërme.

Zjarret e fundit nxorën në pah edhe faktin se përveç volumeve të ndërtimit, tani gjithnjë e më shumë investitorët përdorin materiale që nxisin zjarrin, p.sh. fasadat me izolim që shpesh përhapin zjarrin.

Edhe dritaret janë plastike, që digjen më shpejt se metali (duralumini) dhe përgjithësisht materialet e tarracave dhe dyert që përdoren në procesin e ndërtimit e favorizojnë zjarrin.

Ekspertët kanë pohuar më herët për “Monitor” se mbrojtja ndaj zjarrit në vendin tonë aktualisht është tërësisht amatore dhe i tillë është edhe administrimi i rrezikut. Instalimet e sistemeve antizjarr në banesa më së shumti janë në ndërgjegjen e investitorit dhe inxhinierëve.

Edhe kur sistemet instalohen, ato rrezikojnë të mos përdoren nga mungesa e njohurive apo e përgatitjes së administratorëve të pallateve.

Në anën tjetër, sektori i zjarrfikëseve, që ka qëllim të ndalojë përhapjen dhe të shuajë zjarrin, vuan nga problematika të shumëfishta.

Këtyre u shtohen dhe infrastruktura që nuk po ecën në një hap me vrullin e ndërtimeve, ku në shumë raste, zjarrfikësja nuk arrin të hyjë në zonën e zjarrit për shkak të rrugëve të ngushta, apo të bllokuara.

Mungesa e sigurisë nuk është vetëm te banesat. Nuk kanë munguar rastet e zjarreve në zyra, magazina e biznese private, përfshi hoteleri e bare. Çdo verë digjen pyje e kullota, që shuhen me vështirësi, duke rrezikuar dhe hotelet, madje dhe tërë qytetin, siç ndodhi në Shëngjin.

Gjatë verës, në bregdet në festa përdoren fishekzjarrë, kur vendi është i rrethuar me pisha që në temperaturat e verës bëhen shkas për zjarre masive në zona me banim të dendur.

Sigurimi nga zjarri është një tjetër tregues i ndërgjegjësimit të ulët. Sipas të dhënave zyrtare nga AMF, të ardhurat nga sigurimi ndaj zjarrit në janar 2025 ishin rreth 7.5% të totalit të të ardhurave nga primet në kompanitë e sigurimit, me rënie 8.5% me bazë vjetore.

Në një pjesë të madhe, këto sigurime nxiten nga kërkesat e bankave për kredimarrësit me hipotekë, sesa nga kultura e popullatës.

Ndryshimet e klimës, rritja e volumit të ndërtimeve me shumë kate dhe përdorimi gjithnjë e më shumë i materialeve që nxisin zjarret nga familjet do të rrisnin rrezikun nga zjarri.

A e ka vënë ujin në zjarr qeveria deri tani? Nuk duket kështu. Askush nuk i ka penguar të bëjnë kuadër ligjor, të investojnë në sistemin zjarrfikës apo të rregullojnë kodin e ndërtimit dhe të monitorojnë zbatimin e standardeve në praktikë.

Është thelbësore që autoritetet shqiptare të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar që të gjitha mjediset publike, veçanërisht ato që strehojnë një numër të madh njerëzish, të jenë të pajisura me sisteme funksionale për shuarjen e zjarrit, dalje emergjente të qarta dhe të aksesueshme, si dhe personel të trajnuar për menaxhimin e situatave emergjente.

Për më tepër, është e domosdoshme që inspektimet periodike të jenë rigoroze dhe të pandikuara nga korrupsioni apo neglizhenca. Vetëm nëpërmjet një angazhimi të tillë mund të parandalojmë që tragjedi si ajo në Maqedoninë e Veriut të mos përsëriten në vendin tonë.

Le të shërbejë tragjedia e fqinjëve si kambanë alarmi për të marrë sa më shpejt masat e duhura parandaluese, para se të jetë vonë./Monitor

Next Post
“Deti fle, po Vlora dhe ‘armiqtë’ jo!”/ Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, zbardhet axhenda

“Deti fle, po Vlora dhe ‘armiqtë' jo!”/ Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, zbardhet axhenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com