• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hektor

by Edison Ypi
28/07/2024 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Edhe larg edhe xhep, Skrapari është më larg se larg. Shtoi largësisë së Skraparit edhe xhepat e vet Skraparit, merre me ment sa larg janë fshatrat e Skraparit. Në Skraparin e largët fshati më i largët dhe xhepi më i thellë është Backa.
Hektor Bregasi u urdhërua të shkonte mësues në shkollën e Backës fill sapo mbaroi shkollën e mesme në Korçë.
Do ishte e natyrshme që shkollat e Skraparit të kishin mësuesa skraparllinj. Por skraparllinjtë thirreshin në Tiranë për tu bërë oficera, drejtora, kuadro. Që vëllai ta vriste vëllanë pa iu dridhur dora, dhe lufta kriminale e klasave të zbatohej me egërsi sa më shtazarake, duhej kryer rrokada qytet-fshat: Skraparlliu anonim duhej të vinte nga Skrapari në Tiranë. Fisniku Hektor duhej të shkonte nga Korça në Skrapar. Diktatura ishte plot me llaftarira të tilla.
Kur e hodhën në Backë, Hektori ishte tepër i ri, vetëm 17 vjeç. Por Hektori nuk vinte nga inteligencia kooperativiste, as nga superstruktura proletare. Hektori s’kishte lidhje me këto tmerre. Hektori vinte nga realitete më të thjeshta, më bazike. Nga edukata familjare, nga fisnikëria, tradita, vetdija kombëtare, patriotike, historike. Hektori vinte nga Korça. Në Korçë këndoheshin serenata. Qyteti ishte plot me historira rozë rrënqethëse, gossips mahnitës më të shijshme dhe më të ndërlikuara se të sotmet. Dandy gjithandej. Korça kishte Don Juanat, Gigolot, Romeot, Xhulietat, Anna Kareninat, Madam Bovaritë, Cleopatrat e veta. Në kinema mund të shiheshin filma italianë apo francezë. Ndiqej Moda. Ca libra të mirë, edhe të ndaluar, qarkullonin dorë më dorë. Si njeri me prejardhje të lartë dhe kulturë solide, thuaj shyqyr që Hektorin e degdisën në Backë ku gjithsesi kishte skraparllinj të urtë që e pritën relativisht mirë, dhe nuk e shpunë të thante ndonjë kënetë, ku do kalbej për pak muaj, apo në botën tjetër për sabotim të shiut që nuk ra, apo erës që nuk fryu në kohën e duhur.
Qarkullon një foto e Hektorit të atyre viteve. Nga pozicioni i kokës, krehja, shprehja, vështrimi, rrezatimi, perspektiva, Hektor Bregasi nuk i lë asgjë mangut divave të neorealizmit kinematografik, class-it të Vittoria de Sica, sharmit të Raf Vallones, elegancës së Amedeo Nazzarit, garbo-s së Renato Salvatorit.
Me të marrë urdhërin për të vajtur në Backë, Hektori mund të hidhte ickla. Ta ngrinte botën më këmbë me letra nëpër zyra. T’i ankohej shefit të arsimit. T’i niste letër 40 faqe komitetit. T’i gjente ca miq drejtorit të kryetarit, kryetarit të sekretarit, sekretarit të sekretarit etj. etj. Por Hektori nuk e bëri. J’u nënështrua Destinit të vet. Hektori vajti në Backë ku punoi, kuptoi, u vrënjt, pa u ankuar aspak. Që të mos flinte mbi dafina, as të mbyllej në guackën e fildishtë, e lëvizën nëpër disa vende: Nga Backa në Gjerbës, Çorovodë, Vëndreshë, Vërzhezhë. Lufta e Klasave zbatohej me rreptësi staliniste edhe atje ku kishte më tepër guva se gërxhe, ose anasjelltas.
Një herë Hektorin e transferuan, ku thua ti ? Rrëzë Çukës së Frëngut si rrëzë Himalajave, një majë e dytë e Ostrovicës, pikë dominante që duket prej larg. Diku ku sot nuk mund të shkosh as në një ditë behari kur nuk bie shi as nuk fryn erë, në fshatin Faqekuq. I thanë Hektorit: Ti Hektor nuk je si ai turbekolari i Pukës. Ti je Migjen i shëndetshëm. Vazhdo na mëso pa u lodhur vocërrakët e Faqekuqit. Dhe Hektori vajti ku e thirri atdheu i lavdishëm, domethënë burokratët shpirtkazëm.
Ama degdisja e Hektorit kaq larg, ka një shije divine. Të kujton ndjekjen e Shenjtorit. Këmbakëmbës. Deri në skutën më të largët. Deri në pusin më të thellë. Deri në shpellën më të errët. Deri në zgavrën më të ngushtë brenda shpellës. Deri në fundin e të gjitha fundeve. Aq larg, sa “më larg” s’ka.
Kaluan ca vite. Hektori, pa u quravitur aspak, bëri atë që bënin zakonisht viktimat e Diktaturës. Priti një rast të përshtatshëm. Pas ca vitesh rasti erdhi. Hektori u largua nga Skrapari. Konkurroi dhe fitoi për Dramë, për Aktrim. Por për arsye të biografisë që vigjëlohej nga qënëria, e bllokuan, ja pamundësuan të bëhej regjizor, aktor. I deklasuari nuk mund të dilte në skenë.
Pa-ç’pa, Hektori u regjistrua për Gjuhë-Letërsi.
Aty njohu një si veten, një Bejlereshë të deklasuar, kushurirën time, princeshën Rezana Ypi, me të cilën u martua e u trashëgua. Pas mbarimit të shkollës së lartë e degdisën edhe një herë. Si gjithmonë. Ku gjermani nuk shkeli kurrë, por ranë dëshmorë kallpë dhe u ngritën lapidarë të rrejshëm. Partizanët u ndeshën dhëmbpërdhëmbë me armikun, por asnjë luftë nuk u bë. Populli vuante, por buzëqeshte. Pati suksese në ekonomi, por shqiptarët mbetën barkthatë. Këtë herë jo në Backë, as në Faqekuq. Pak më tëhu. Në Dushk të Lushnjës.
Hektori është shembulli që na kujton ç’tmerre bënë halabakët dhe sa burrërisht qëndruan fisnikët. Njeriu i vërtetë dhe aristokrati ekselent, që e fitoi luftën. Por kalvarin e plotë të Hektorit, nuk e rrëfej dot. Jo se më mungon dëshira, koha apo fuqia. Por sepse mbytem në lot.

Next Post
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Tradhtinë e Berishës e shpëlajnë vetëm primaret

Comments 1

  1. Nokë Lelo says:
    2 years ago

    Sot po, e ke qarë.
    Ke shkruajtur për një njeri të ndershëm, punëtor e intelektual modest.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In