Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka reaguar ashpër ndaj planit për ndërtimin e 3 HEC-eve në Osum. Ai thotë se nuk luftoi me kolegët socialistë, që të miratohen projektet skandaloze të Berishës.
“Nuk luftuam 8 vite që hidrocentralet në Osum të miratohen tani!
Kjo e hidrocentraleve ne Osum:
Nuk eshte histori e re-e vjeter sa s’ka eshte;
Nuk eshte ceshtje e investimeve te rendesishme-babezi e madhe eshte;
Nuk eshte pune e atyre qe kane emrat-te parendesishem ne treg jane;
Nuk eshte as ceshtje koordinatash, gjurme aty ku do ngrihen-i gjithe Osumi njesoj eshte.
Është çështje vullneti!
Kontrata e pare per ndertimin e ketyre hidrocentraleve, eshte lidhur nje jave para se te largohej Sali Berisha nga Qeveria.
Per ato kontrata ka patur nje ligjerim te ashper e akuza te renda nga ne per ministrin e fundit te Energjise ne qeverine Berisha.
Ai po ishte vullnet!
Puna eshte se rruges, ky vullnet paska ndryshuar, eshte punuar nga pak cdo dite per te shkuar ne nje kontrate te re.
Tani po ua them shkoqur;
Unë dhe kolegët e mi, nuk luftuam 8 vite me radhë-deri ditën e fundit, që gjithë çfarë kemi denoncuar të realizohet sot, me vendime haptazi në dëm të interest publik.
Nuk kam me asnje deshire te degjoj ligjerimet e zakonshme e te perseritura me “siguri juridike” per keto kontrata e keta perfitues!
Nuk eshte ne interesin publik te ketij vendi ndertimi i hidrocentraleve ne Osum dhe kaq!
Gjithcka tjeter eshte dem i madh”, shprehet deputeti socialist.
Të lumtë z. Brace! Respekte për mendimin Tuaj ndryshe ne Parlamentin Shqiptar! Unë kam bindjen se mes Parlamentarëve ka edhe të tjerë që mëndojnë si Ju! Kjo është shpresë për Vendin dhe për të Ardhmen e Tij. Me këtë rast dua T’i kujtoj gjithë Vendimarrjes Opinionin tonë si Mjedis shkencor të shumë përsëritur, dhe konkretisht:
Ne nuk jemi kundër ndërtimit të HEC-eve në mënyrë të prerë! Por gjatë periudhës 2005-2017 janë dhënë leje për të ndërtuar më shumë se 500 HEC-e, të vegjël dhe të mëdhenj të përhapur kudo në Shqipëri. Pra janë rreth 18 HPP/1000 km2, që është një barrë tepër e rëndë mjedisore, po qe se kemi parasysh ndikimin sinergjik ose kumulues të tyre, që e bën dhe më shqetësues këtë veprimtari. Pse kjo është një barrë e rëndë mjedisore? Sepse ekosistemet lumorë shqetësohen gjatë ndërtimit, por dhe gjatë punës në vite, nga rrugët e reja, digat, tunelet, kanalet, lëndët plasëse, linjat e transmetimit etj. Disa nga pasojat janë: gërryerje e shpatit (shpatet bregore, shpatet e brishta më sipër etj.), deri dhe në gërryerje të bregdetit pranë deltave lumore; ndotje e ujërave si diskutuam më sipër; varfërim biodiversiteti për llojet dhe habitatet e tyre (si ato ujore dhe ato tokësore pranë); ndryshime të biokorridorëve (për invertebrorët, peshqit dhe vertebrorët e tjerë ujorë), deri dhe në ashpërsime mikroklimatike të ekosistemit lumor (në evapotranspirim-lagështi, në temperaturën e ajrit dhe të ujit etj.). Edhe përcaktimi i prurjes ekologjike në lumenjtë shqiptarë nuk duket se është shumë i qartë në aktet tona; ndoshta është përcaktuar jo në mënyrë shumë profesionale (Q350) për vendin tonë, sa malor dhe aq mesdhetar. Kësaj i shtohet edhe mungesa e të dhënave, por dhe mungesa e e strukturave për të kontrolluar zbatimin e lejes së përdorimit të ujit dhe prurjen ekologjike në veçanti.
Një pjesë e HEC-eve, por edhe ndërtime të tjera (si komplekse të mëdha turistike) vazhdojnë ende të jepen brenda të zonave të mbrojtura, ose në bashkëveprim ekologjik me to. Këtu përmend ndërtimin e HEC-eve brenda ose ekologjikisht në afrësi të PK të Luginës së Valbonës, PK të Shebenik-Jabllanicës, PK të Hotovë-Dangëllisë, Monumenteve Natyrore të Kanioneve të Osumit, të Setës, të Bënçës, të Lengaricës, etj. Kjo nuk mund të konsiderohet miqësore me natyrën, dhe nuk mund të jetë e qëndrueshme në parim, po qe se mbajmë parasysh pasojat që përmendura më sipër. Pse i mbrojmë ZM-të atëherë? Nga cilat veprimtari të dëmshme, nëse jo nga veprimtaritë ndërtimore të njeriut? Projektet ndërtimore të tilla janë në kundërshtim me ruajtjen e integritetit të ZM-ve. Integriteti biologjik lidhet me gjendjen e përgjithshme të virgjër, të paprekur, të pacopëtuar të një ekosistemi. Zonat e mbrojtura dallohen për habitate natyrore me vlera të larta integriteti, që nënkupton larmi biologjike të lartë (bimore dhe shtazore, ujore dhe të steresë), aftësi strehimi dhe bashkëjetese të barabartë, të pashqetësuar dhe të përshtatur.
Për këtë, zonat e mbrojtura mbahen larg shfrytëzimit nga njeriu për qëllime përfitimi të çastit, qoftë për përdorimin e drurit, të bimëve aromatiko-mjekësore, të kullotjes, dhe për më tepër edhe nga ndërtimet apo turizmi masiv; ato mbrohen rreptë nga zjarret, dhe nga shumë ndërhyrje që bien ndesh me integritetin e tyre. Parqet Kombëtare nuk janë në të vërtetë ‘Parqe Turistike’! Është e vërtetë se aty ku natyra është e mbrojtur, e paprekur dhe me intergitet të lartë, ajo bëhet më tërheqëse për njeriun. Sa më e virgjër të jetë një zonë aq më shumë ofron ajo interes për një natyralist, për një dashamirës të natyrës, aq më e madhe është fuqia çlodhëse e saj. Por përfitimet nga një zonë e mbrojtur nuk duhen parë këtu, por tek detyrimi që ne kemi sot për të zhvilluar veten tonë bashkë me natyrën, për të bashkëjetuar me botën e gjallë, me florën, me faunën, për të sotmen dhe për të ardhmen.
Gjithashtu, ndërtimi brenda zonave pak të njohura, potencialisht me vlera natyrore, të cilat mund të mbrohen në të ardhmen, konsiderohet prej nesh jo miqësor me natyrën! Konkretisht, edhe pse jo me status mbrojtje, lumi i Vjosës është ekosistem potencialisht me vlera natyrore, si lumi i fundit në Europë, vërtet lumë me rrjedhje të lirë (shih http://www.balkanrivers.net/). Kjo është arsyeja pse mendimi profesional në vend dhe në mbarë botën kundërshton gjithmonë vendimmarrje të tilla, duke i quajtur tepër të nxituara, në kundërshtim me parimin e shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Kjo përforcohet edhe nga përvoja të gabuara në vendet e zhvilluara; për shkak të vlerësimeve mjedisore të nxituara në të kaluarën, inxhinieria e lumenjve në vendet e industrializuara ka rezultuar me pasoja mjedisore negative, me prirje afatgjata, që kërkojnë masa të shtrenjta restaurimi, gjë që parashikohet edhe për digat në lumin e Vjosës. Këto ndërtime bien ndesh me zbatimin e standardeve të BE-së, Direktivën e Shpendëve dhe Habitateve, Direktivën Kuadër të Ujit (WFD, 2000), apo me me strategjinë e BE-së për të ndaluar humbjen e biodiversitetit deri në 2020.
Projektet ndërtimore në zonën bregdetare (urbanizim, infrastrukturë turistike etj.), sidomos atë adriatike (Velipojë, Kune-Vain, Patok, Golem, Shën Pjetër, Divjakë, Nartë etj.) nuk është mënyrë e mënçur shfrytëzimi. Dunat bregdetare, sëbashku me bimësinë dhe në veçanti me brezin pyjor halor janë habitate të ndjeshme, të brishta, por dhe mjaft jetike të vijës bregdetare. Dunat janë një brez ndërmjetës midis ujit dhe tokës që ndihmojnë në qëndrueshmërinë e bregdetit, duke zbutur ndikimin e detit në vijën bregdetare dhe anasjelltas, duke ruajtur cilësinë e ujit dhe të rërës etj. Shpesh habitate të tilla mbrohen në mënyrë të veçantë, si është edhe rasti në bregdetin tonë, Karavasta-Divjakë, Velipojë, Nartë, Kune-Vain, Patok, Gjiri i Lalzit etj. Për më tepër, ato si të tilla e bëjnë peisazhin edhe shumë më tërheqës, duke mbajtur lart vlerat turistike dhe çlodhëse.
Më shumë lidhur me mendimet tona për projektet ndërtimore në Shqipëri për periudhën 2016-17 mund t’i gjeni në publikimin tonë të fundit:
Miho A., Çobani E., Koto R., Shallari S.. (2017): Projektet ndërtimore dhe mjedisi në Shqipëri për periudhën 2016-17. Buletini i Shkencave Natyrore (BShN), FShN, UT, Vol. 24: 14-24. https://sites.google.com/a/fshn.edu.al/fshn/home/botimi-nr-24-viti-2018?pli=1
Respekte për mendimin Tuaj ndryshe z. Brace ne Parlamentin Shqiptar! Unë kam bindjen se mes Parlamentarëve ka edhe të tjerë që mëndojnë si Ju! Kjo është shpresë për Vendin dhe për të Ardhmen e Tij. Me këtë rast dua T’i kujtoj gjithë Vendimarrjes Opinionin tonë si Mjedis shkencor të shumë përsëritur, dhe konkretisht: