• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

HEC 100 mln $ në lumin e Shalës

by A R
11/09/2017 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kohëve të fundit mund t’ju ketë qëlluar të shihni nëpër rrjetet sociale disa foto mbresëlënëse nga një lumë në Veri të Shqipërisë, pamjet e të cilit janë krahasuar me ato Tajlandës. Bëhet fjalë për lumin e Shalës i cili është kthyer në atraksionin kryesor turistik të këtij viti me një frekuentim të rritje të jashtëzakonshme. Për të gjithë ata që e kanë vizituar përshtypjet janë nga më mbresëlënëset ndërsa ata që ende nuk e kanë vizituar mirë do të ishte ta bënin këtë sa më shpejt sepse shumëshpejt do të gllabërohet nga koncesionet. Madje tashmë ka një projekt konkret me tre kompani fituese të shpallura nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

HEC-I mbi Shalë 100 milionë USD

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri me dje se ka shpallur fituesit e koncesionit për hidrocentralin mbi lumin Shalë. Referuar vlerës së investimit por dhe fuqisë së instaluar duket se kemi të bëjmë me një nga hidrocentralet më të mëdhenj në vend. Kompania fituese është një bashkim i përkohshëm i shoqërive “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD.STI”, “Shala Energy PLC” dhe “Falak Properties LLC”  .

Të dhënat për HEC-in

Fuqia e instaluar e përcaktuar me prurjen llogaritëse  parashikohet që të jetë 83,450 kW , me një prodhim të energjisë elektrike rreth  321,465,632 kWh. Vlera e Fee-së koncesioneve të ofertuar është 2.1% (6,750,778 kWh)kurse koha e zbatimit te punimeve 36 muaj. Vlera pa TVSH është 11,239,204,263 Leke.

Interesi për shfrytëzimin hidroenergjetik është për ujërat e lumit te Shalës, midis kuotave 486 metra  mbi nivelin e detit deri në 176.00 metra mbi nivelin e detit, i cili është edhe kuota maksimale e rezervuarit të Komanit, duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe mos cenimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës.

Lumi i Shalës mbi të cilin është planifikuar të ndërtohet hidrocentrali është një nga degët e lumit Drin që furnizon kaskaden e Drinit e cila është vepra më e rëndësishme energjetike në vend që siguron mbi 90% të energjisë në vend.

Jepen edhe HEC-I Gojan dhe Bushtrica 1

Ministria e Energjisë bëri me dije se ka shpallur edhe fituesit për hidrocentralin Bushtrica 1 e cila ishte për më shumë se dy muaj e ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Sipas njoftimit fitues për këtë koncesion është shoqëria “Doko”sh.p.k me një vlerë investimi 506 milionë lekë pa TVSH ndërsa fuqia e instaluar do të jetë 4220 Kw.

Për hidrocentralin e Gojanit fituese është shpallur “M.C. Inerte” sh.p.k. me një vlerë investimi 1.9 miliardë lekë.

Kompanitë fituese për tre HEC-et duhet të paraqesin pranë ministrisë dokumentet shtesë për t’i hapur rrugë nënshkrimit të kontratës finale./Monitor/a.m.

Next Post
Ruçi ‘harron’ deputetin Berisha, çfarë paralajmëron kreu i Kuvendit?

Ruçi 'harron' deputetin Berisha, çfarë paralajmëron kreu i Kuvendit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In