I intervistuar nga Sport/Foot Magazine, Eden Hazard, asi belg që luan me Real Madrid, u rikthye edhe te aventura e tij me Chelsean dhe te dy trajnerët që e kanë stërvitur: Antonio Conte dhe Maurizio Sarri.
Duke i krahasuar me Zidane dhe metodat e francezit, belgu gjen shumë diferencë.
“Stërvitja te Reali është vetëm me topin. Kënaqësia për të luajtur, përpara së gjithash. Lëvizjet, ndeshjet stërvitore… Kur njeh trajnerë italianë, si puna ime, mungon kjo zbavitje dhe kënaqësi. Eshtë gjithçka më strikt dhe përsëritëse. Kënaqësinë e gjen duke fituar. Kam qenë tre vjet me trajnerë italianë dhe kanë qenë stërvitje të njëjta. Me Zidane rizbulova kënaqësinë dhe argëtimin“.
g.kosovari