• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Haxhinasto në Kukës: Aeroporti do punësojë mbi 200 banorë

by
08/05/2015 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i shoqëruar nga Kryetari Bashkisë Kukës Hasan Halili inspektoi sot disa nga veprat më të rëndësishme të këtij qyteti.

Në fillim ai u ndal në objektin “Dublimin e Urave të Kukësit”, në segmentin Kukës- Morinë, ku theksoi rëndësinë dhe prioritetin që ka kjo rrugë për lidhjen me Kosovën por edhe për zhvillimin e zonës.

“Rruga duhet të shërbejë për zhvillim dhe është e domosdoshme që komunitetet përgjatë saj mos ta shikojnë si ndërtimin e një muri të pakalueshëm, por ta shikojnë atë si mundësi, lehtësi dhe aktivitet ekonomik. Në buxhetin e këtij viti kemi realizuar në kohë rekord planifikimin dhe realizimin e një nënkalimi për fshatin Pobreg, i cili ishte praktikisht i ndarë në pamundësi komunikimi në të dy anët e saj”.  tha Haxhinasto

Ndalesën e dytë, Ministri e bëri në Aeroportin e Kukësit, realizuar me financimin Emirateve të Bashkuara Arabe të cilin e vlerësoi si një investim dhe vepër dinjitoze, aktualisht në gjendje konservimi nga autoritetet e Aviacionit Civil .

Gjatë inspektimit Ministri Haxhinasto vlerësoi se aeroporti është mirëmbajtur në një gjendje tepër të mirë dhe ka kushte teknike të mira. Ai kërkoi nga autoritetet që Aeroporti të jetë i gatshëm për një situatë të re ku fluturimet ndërkombëtare mund të lejohen.

“Uroj të jetë si një bazë e mirë për fluturime, veçanërisht për ato low cost. Kapacitetet që parashikohen të përpunojë ky aeroport mund të punësojnë mbi 200 punonjës, mundësi shumë e mirë për të rinjtë e qytetit”  tha ai.

Në fund të vizitës së tij ai u ndal në Bashkinë e Kukësit, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, për të rritur punësimin e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth. Takimi u fokusua në prezantimin me investimin e ri të qeverisë në Ujësjellësin e Kukësit, për furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

“Ky investim i ri do të sjellë furnizim me ujë për 24  orë për rreth 40 mijë mije banorë, me prurje mbi 250 litra në sekondë. Është një investim shumë i rëndësishëm, i cili ka pasur sagën e tij, por ky investim do të zgjidhë cdo problematikë dhe do të sjellë ujë në rubinetat e cdo qytetari” tha Haxhinasto

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Thiago Silva "zhvlerëson" Messin dhe Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In