Analisti Baton Haxhiu, i ftuar mbrëmjen e sotme, 16 tetor, në emisionin “Opinion” në TV Klan, komentoi protestën e paralajmëruar për nesër në Tiranë për lirimin e krerëve të UÇK-së, që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Sipas Haxhiut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kundër kësaj proteste, pasi synon të monopolizojë çdo ngjarje me karakter kombëtar.
“Kurti është kundër protestës, sepse ai do të monopolizojë çdo gjë që është kombëtare”, deklaroi Haxhiu.
Duke folur për raportet mes Kurtit dhe Ramës, ai tha se midis tyre ekziston një rivalitet politik prej disa vitesh, i cili është thelluar me kalimin e kohës.
“Rama dhe Kurti kanë pasur rivalitet prej pesë a gjashtë vitesh. Faji i Ramës është që e lavdëroi shumë Kurtin, duke thënë se është ylli i së ardhmes dhe ylli iu shua rrugës. Ky yll është kthyer në rivalitet kryesor për të”, theksoi Haxhiu.
Sipas tij, Kurti nuk ka interes për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, pasi ata përbëjnë një rrezik politik për të.
“Kurti nuk do që të kthehen liderët e UÇK-së, sepse i rrezikohet pushteti. Ai i sheh ata si rivalë të tij politikë”, shtoi analisti.
Haxhiu theksoi se edhe qëndrimi i Vetëvendosjes dhe qasja ndaj Gjykatës Speciale kanë qenë të motivuara politikisht.
Ai përmendi gjithashtu akuzat që janë ngritur në të kaluarën kundër Shqipërisë për trafik organesh, të cilat, sipas tij, kanë shërbyer si justifikim për formimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.
“Vetëvendosje e ka politizuar çështjen. Kurti e akuzon Ramën se ka udhëtuar në Prishtinë dhe ka bërë presion që Gjykata Speciale të formohet. Shqipëria ama është akuzuar për trafik organesh dhe ndaj është dashur të shtyhen organet e Kosovës që ta formojnë Gjykatën Speciale”, tha ai.
Duke komentuar personalitetin e Kurtit, Haxhiu nuk nguroi ta quajë atë “narcist politik”.
“Albin Kurti është si narcisti, që do që ta duan gjithë shqiptarët, por ai do shohë veten një ditë të vetmuar”, tha ai, duke shtuar se Kurti nuk pranon dot që dikush tjetër të marrë rolin e një figure kombëtare.












Hike shkerdhate,e bire shkerdhatet,je ti spiuni i vucicit,ku ke ti karakter,te zeshe me goje Z Albin Kurtin.Tii koke lope haxhiu je antishqiptare,sic eshte k/hajduti anti kosovare,nji mute jeni ti edhe ai.
Kur nje serbofil ben analize dhe del me konkluzione dhe krahasime. Ky eshte qelbesire burre me te gjithe ato qe e perdorin.