• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Havari mes dy epokave, rrëfimet rrëqethëse: Ma bënë kurrizin me vija… Si u bëra drejtori i atyre që më torturuan në ’90

by Java News
23/01/2024 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka bërë një rrëfim në ”Frontline” në Report tv me gazetaren Marsela Karapanço për ngjarje dhe histori të jashtëzakonshme, të cilat ka menduar që t’i shkruajë në një libër të titulluar “Mes dy epokash”.

Historia e tij e përshkruar në libër, pjesë të të cilit i ndau në Frontline i ngjan një filmi. Ai tregon momente nga arrestimi i tij pas demonstratës antikomuniste të Elbasanit në dhjetor të vitit 1990, lirimi nga burgu, disa kohë më vonë, si dhe emërimin Kryetar i Degës së Brendshme në Elbasan duke u bërë më pas drejtor i atyre që e arrestuan dhe torturuan.

Rrëfimin e nis me torturat në burg.

“Ma bënë kurrizin me vija… Dhuna e tyre ishte çnjerëzore. ‘Ne e rrihnim por ai nuk bënte zë’ ,ka treguar dikush për mua. Nuk ngopeshin dhe donin që unë të thoja mjaft më. Unë i kujtoj 4 muaj si 40 vite jetë. Të izoluar nën presion terror psikologji”.

Më pas tregon një episod kur mori pushtet dhe u bë drejtori i atyre që e torturuan.

“Unë isha super elegant nga halli me ato racionet e qelbura që na jepnin. Kam një nishan në fytyrë. Ai  berberi ishte tip kafshe, kishte vëllanë aty në degë të brendshme ishte drejtor i propagandës. Unë e mbajta në punë nuk e hoqa më pas. I thashë ki kujdes se kam këtë nishanin këtu në faqe dhe ai sikur e bëri qëllimisht. Herën e parë s’i vura rëndësi.

Herën e dytë shpërtheu dhe unë e bëra shumë të madhe dhe nuk ma sollën më mua. Pastaj kur erdha në pushtet, në epokën e dytë e  pashë aty e thirra atë shefin e kuadrit i thashë ma largo atë dhe e mora atë Albert Tafanin këngëtarin e famshëm të Elbasanit që kishte pasur dhe ai konseguenca”.

“Në dosjen 4171”, Havari tregon ka gjetur emrat e hetuesve, madje tregon se njërin e mbajti në punë. A i keni takuar arkitektët e kësaj dosje? Cfarë do u thoni atyre që u dëgjojnë meqë nuk i keni takuar?

“Shqipëria vendi i fundit në Evropën lindore që hapi dosjet. Po të ishte Berisha s’do e bënte. Për fat që atë drejtori e drejton një zonjë e nderuar Gentjana Sula. Më hapi një derë. Kur mora dosjen u trondita. Një pjesë i dija por jo zyrtarisht.”

“Ishin vullnet plotë sepse ishin shumë kafshë injorantë total për një copë bukë. Ishin gati të vrisnin. Nënat shqiptare kanë thënë për djalin e tyre vareni. Nuk kam takuar asnjë pas 90 që kur mora dosjen, nuk kam denjuar, nuk ia vlen.

Unë do ta botoj dhe dosjen të plotë, kurse këta nuk i kam parë. Një që më ka bërë përshtypje në dosje e mbajtja në punë, e lashë në provë, i thashë s’kemi ardhur të bëjmë siç bëni juve, një prej tyre ishte Gani Zeneli, e  përmend se është mosmirënjohës. Dhe kur e gjeta në dosje.”

Në libër e përshkruan si epoka e dytë, periudhën pas lirimit të tij në ’92 kur mori detyrën e parë. Ai u bë pjesë e ruajtjes së rendit.

“Në kohën që trimat e 326 e ushtronin dhunën… Nuk ndodhi gjë tjetër veçse kur u prezantova në 92, u thashë nuk kam ardhur për hakmarrje. Në zyrë bëra një premtim”, tregon ai.

Si e gjetët rendin dhe sigurinë që nga 92?

“Para ’90 në Shqipëri rendi ishte 100% i sigurt, e kanë diktaturat. Kjo polici ishte mësuar të punonte në nj Shqipëri që ishte mësuar me tela dhe gjemba. Kurse në demokraci shpërthyen njerëzit u çliruan u futën makinat. Policia ishte e prapambetur e shkolluar keq. Aty isha i vetmi që fliska anglisht. Gëzim Hila, pata ato lidhjet e mua: kam dëgjuar që do shkosh kryetar dege. Dëgjo këtu tha, me ato shkrime që të kam parë do bëhesh zot për tre ditë. Atje do gjesh nivel shumë të ulët më tha”.

Për këtë periudhë të errët fëmijët e tij kanë mësuar edhe më tepër përmes librit që ka botuar.

“Unë nuk kam influencuar te fëmijët e mi sepse s’kam dashur që të ndikoj në formimin e tyre. Klaudio kur kishte  mbërritur te momenti i arrestimit në libër që e kam përshkuar, më tha babi më pëlqen shumë por dhe u trishtova nga ai momenti. Disa herë jeta ime ka qenë në fije të perit. Ne ashtu u rritëm si popull pa fe pa zot, i vetmi zot ishte Enveri. Në fund fillova të besoj, thashë që ka një zot. Ata tani lexojnë, janë të maturuar. Të dinë si është rritur babai i tyre”./m.j

Next Post
Pentagoni njofton se nuk ka më fonde për Ukrainën, Austin thirrje aleatëve: Kontribuoni…!

Pentagoni njofton se nuk ka më fonde për Ukrainën, Austin thirrje aleatëve: Kontribuoni...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
Tensionet Tiranë-Prishtinë, Ahmeti zbulon përpjekjet me Ramën për të dalë nga kriza me Kurtin

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

September 17, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

Shkatërrohet organizata shqiptare që frymëzoi serialin “Marbella”: Kapen 2.7 ton kokainë dhe arrestohen 15 persona në Spanjë

September 17, 2026
Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

September 17, 2026
Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit!

September 17, 2026
Eksportet ngrenë kokë, nafta e nxjerrë nga fushat e Patos-Marinzës “shpëtoi” tregtinë e jashtme në mars

Shqipëria blen, por shet pak! Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

September 17, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Aktgjykimi i Hagës përballë historisë së luftës së Kosovës

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com