Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena” më 8 tetor për ta parë nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ai do ta shikojë këtë ndeshje së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Interesim për ta parë duelin historik të kuqezinjve me serbët e ka shfaqur një ditë më parë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili kishte kërkuar në mbledhjen e Kryesisë që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të premte e jo të enjten ditën kur edhe zhvillohet ndeshja.
Në ndërkohë, shefi i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiç, akoma nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e shumëpërfolur ndërmjet Shqipërisë dhe vendit të tij. Ai ka thënë se nëse shkon, atëherë do të jetë lider i tifozerisë.









