• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro në vend të Lekut më 2030, kur 100% e pagesave priten të bëhen digjitale?

by Eduard Zaloshnja
03/01/2026 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Më 1 janar Bullgaria futi në përdorim Euron, duke braktisur përfundimisht monedhën e saj kombëtare, Levën. Ky zëvendësim shënon kulmin e një procesi gati njëzetvjeçar të integrimit evropian, i cili filloi me pranimin e Bullgarisë në BE më 2007 dhe vazhdoi me pranimin e saj në Zonën e Tregtisë së Lirë Shengen më 2024.

Më 1 janar Shqipëria filloi projektin për digjitalizimin e të gjithë pagesave deri më 2030 (që nënkupton daljen nga qarkullimi të kartmonedhave). Po a mund të realizohet deri atëherë edhe zëvendësimi i Lekut me Euron?

Në fakt, shtete të tjera ballkanike ende larg pranimit në BE, kanë kohë që e kanë adoptuar Euron si monedhë të vetme në jetën e përditshme – siç janë Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja (kjo e fundit me një monedhë lokale të fiksuar tek Euro). Nga pikpamja e stabilitetit monetar, këto shtete kanë përfituar prej këtij adoptimi, falë mosndërhyrjes së autoriteteve shtetërore dhe të vendeve fqinje në tregun e brendshëm monetar.

Kurse në Bullgari ende ka skepticizëm ndaj Euros për shkak të disa faktorëve. Së pari, një pjesë e madhe e popullsisë është e lidhur me Levën për arsye historike 200-vjeçare. Veçanërisht pas krizës së rëndë ekonomike të fundit të viteve 1990, Leva u bë një simbol stabiliteti. Gjithashtu, shumë bullgarë kanë frikë se Euro do të rrisë çmimet, dhe këto frikëra janë ushqyer nga e djathta ekstreme në rrjetet sociale. Për më tepër, Bullgaria ka qenë historikisht e afërt me Rusinë, dhe një pjesë e popullsisë e sheh integrimin e mëtejshëm evropian me dyshim. Këto ndjenja janë cytur nga Rusia, e cila ka nisur një fushatë dezinformimi dhe propagande kundër Euros.

Shqipëria nuk ka probleme të tilla të psikologjisë sociale të popullsisë. Këtu sondazhet tregojnë se mbi 90% e popullsisë së rritur e duan integrimin e plotë të Shqipërisë në BE. Qeveria aktuale e synon integrimin e plotë më 2030. Opozita gjithashtu e synon, por me dëshirën që të jetë ajo vetë në qeveri më 2030…

Nga pikpamja monetare, Shqipëria e ka adoptuar tashmë nën zë Euron si monedhë kryesore tranzaksionesh. Mbi 60% e depozitave të kursimeve në bankat shqiptare janë në Euro (ose valuta të ankoruara tek Euro). Tranzaksionet për prona të paluajtshme kryen kryesisht në Euro. Rreth 90% e import/eksporteve realizohen në Euro. Dhe pothuaj 90% e investimeve të huaja të drejtpërdrejta bëhen në Euro. Ndërkohë, pothuaj 85% e rezervave valutore të Bankës së Shqipërisë janë në Euro.

Nga pikpamja ekonomike, infalcioni mund të ulet nga zëvendësimi i Lekut me Euro, për sa kohë kursi i këmbimit mbetet poshtë 1 me 100. Ndërsa adoptimi i Euros si monedhë kombëtare do t’i stabilizonte përfundimisht sektorët e eksportit dhe turizmit. Dhe mbi të gjitha, do t’i jepte fund spekulimeve të mundshme të nëndheshme në shkëmbimet valutore Lekë-Euro …

Next Post
“Maduro u kap nga njësia speciale elitare amerikane Delta Force”

“Maduro u kap nga njësia speciale elitare amerikane Delta Force”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com