Gianni de Biasi ka vendosur që të blindojë hotelin ku po qëndron Kombëtarja shqiptare. Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, mendon se është më mirë për lojtarët që të jenë larg çdo kontakti para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Serbisë dhe për këtë arsye ai ka blinduar hotelin ku ndodhen kuqezinjtë në mënyrë që futbollistë të jenë sa më të qetë dhe të përqendrohen plotësisht te ndeshja.
De Biasi shpreson t’i ketë të gjithë lojtarët ne dispozicion për ndeshjen historike ndaj Serbisë, pasi kapiteni Lorik Cana ende është në dyshim.
Mbrojtësi i Nantes ende nuk ka kryer një stërvitje, por në Kombëtare shpresojnë se ai do të luaj në “Elbasan Arena”.









