• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Hashim Thaçi ishte kundër pavarësisë së Kosovës”, një rrëfim i padëgjuar më parë

by Java News
09/06/2019 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e Hashim Thaçit për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë po kritikohet vazhdimisht. Madje ajo po konsiderohet edhe si jo serioze nga ana e kreut të vendit.

Njëri ndër themeluesit dhe ish-anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës, Sali Rexhaj, në një rrëfim pë gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe në të kaluarën ishte nën ndikimin e propagandës së Enver Hoxhës, i cili shtypjen e popullit e mbulonte me romantizëm kombëtar.

Ndërsa, ai ka zbuluar se para fillimit të luftës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Thaçin e njoh që nga viti 1989 në kohën sa ishte student. E di shumë mirë se si funksionon. Ai ishte pjesë e ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, por si anëtar i LPK-së ai nuk kishte qëndrim të qartë për sistem shumëpartiak dhe ekonomi të tregut. Nuk ishte as për pavarësi të Kosovës, por si të gjithë marksistët ishte nën ndikim të propagandës se Enver Hoxhës, i cili shtypjen e popullit atje e mbulonte me romantizëm kombëtar. Kjo lëvizje, për dikë e re, e Thaçit është brenda llojit. Një gjë të tillë e bëri edhe babai ideologjik i tij, Adem Demaçi i cili në vitin 1997 doli me një ide absurde dhe thellësisht antishqiptare për një Ballkani”, ka thënë Rexhaj, për gazetën “Bota sot”.

Ai konsideron se kjo ide sikurse, ajo e Bajram Kosumit, është e kotë, dhe nuk ka lidhje me zhvillimet në Evropë, dhe me rregullimet shtetërore dhe funksionimin e BE-së.

ImageSali RexhajFOTO GALERI
“Ide të tilla shfaqi para disa muajsh edhe Bajram Kosumi, një nder ultramajtistët e skenës politike në Kosovë. Edhe ai propozoi një Konfederate mes Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit te Zi. Këta këto ide i qesin ashtu kotë, sepse lidhje nuk kanë me zhvillimet në Evropë, me rregullimet shtetërore dhe funksionimin e BE-së. Thaçi nuk me befason fare. Edhe pasi doli UÇK-ja në skenë, deri në korrik të vitit 1998, krahu i LPK-së kishin si qëllim të luftës bashkimin kombëtar. Këtë e pat deklaruar edhe Jakup Krasniqi, zëdhënësi i tyre në atë kohë. Ai tha se do ta bashkojnë edhe Çamërinë, me çka nxiti reagime të ashpra të qarqeve të vendosjes. Ishte një deklaratë shumë e rrezikshme, por Kupa (Jakup Krasniqi), e lëpiu këtë deklaratë pas disa ditësh. Rrejti se është keqinterpretuar”, tha ai.

Ai shpjegon se angazhimet e Thaçit për ndryshim kufijsh mbi baza etnike, për Shqipëri të Madhe, janë thellësisht të dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Këtu duhet thënë qartë, këto deklarata e këto angazhime të Thaçit për ndryshim kufijsh mbi baza etnike, për Shqipëri të Madhe, janë thellësisht të dëmshme për shtetin e Kosovës, dhe forcimin e shtetit dhe integrimin tonë në organizata perëndimore, BE e NATO në radhë të parë. Fundja, ideja e Shqipërisë së Madhe vie nga koha e Rankoviqit dhe UDB-së. Me këtë ide të shpifur serbe tentohej, shpesh me shumë sukses, që të komprometohet lufta për liri e barazi. Kjo ndodhi edhe në demonstratat e vitit 1981. Edhe aty u infiltruan bashkëpunëtorët e shërbimit serb e sovjetik, duke futë kërkesa e parulla marksiste dhe për Shqipëri të Madhe, të cilat Serbia i shfrytëzojë mirë për represion mbi shqiptar dhe për rrenim të autonomisë”, ka thënë ai.

Sipas Rexhajt, nga momenti i lansimit të këtyre tezave nga ana e të parit të shtetit, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje.

“Prej se doli Thaçi me këto ide, nuk kemi asnjë njohje të re. Është tmerrësisht e dëmshme që Thaçi si president të vihet në shërbim të mohimit të shtetit, këtu ai e ka shkelur kushtetutën me të dy këmbët. Çdo gjë që po bënë Thaçi në vitin e fundit, është në favor të Serbisë e Rusisë. Nga takimi në Bratislavë, Vuçiq u deklarua hapur se duhet të ndahet Kosova. Pra, e mori autorësinë e kësaj ideje të vjetër serbe. Ide të cilën ne që merremi me çështje kombëtare dhe çlirim e ndërtim të shtetit të Kosovës që shumë kohë, e kemi mirë të njohur. Është shume keq që Thaçi e Rama u vunë në shërbim të kësaj ideje serbe e ruse. Por, gjithashtu është shumë mirë se me plebishit u refuzua nga kosovarët dhe nga BE në krye me Gjermanin e Francën, por edhe nga SHBA. Tani Thaçi ka mbetur i vetëm me Ramën dhe pak njerëz tjerë pa ndikim dhe të parëndësishëm”, ka nënvizuar Rexhaj.

Njëri ndër themeluesit e PPK-së është i mendimit se e gjithë kjo do të merr fund shumë shpejtë.

“Mendoj se me ide për Shqipëri të Madhe Thaçi e Rama mendojnë se shantazhohet BE-ja. Ky është gabim shumë i madh. Së pari këtë ide e plasojnë për t’i mbuluar dështimet e tyre, dhe se dyti BE-ja nuk shantazhohet kurrë. Politikanët e qeveritë atje kanë tjetër kulturë. Shantazhimi të ata nuk pinë ujë. Edhe Vuçiqi po mendon se BE-ja shantazhohet duke mbajt lidhje të mira me Rusinë, por kjo lojë merr shumë shpejtë fund. Është e mundur se këtë ide absurde Ramës e Thaçit ua dha Vuçiqi”, ka shtuar ai. (Botasot)/l.m

Next Post
Nju Jorku zbukurohet me flamujt kuq e zi , parada shqiptare me temë Çamërinë

Nju Jorku zbukurohet me flamujt kuq e zi , parada shqiptare me temë Çamërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In