• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hasani firmos marrëveshjen në Rumani, nis puna për njohjen e sigurimeve shoqërore

by A R
05/06/2024 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Rumani, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u prit nga homologia, Luminita Odobescu.

Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Rumanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, teksa vuri theksin tek nevoja për përshpejtimin e procesit të integrimit për rajonin.

“Rumania do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e parezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike, duke përcjellë përvojën rumune. Plani i Veprimit për Bashkëpunimin për dy vitet e ardhshme parashikon Integrimin Evropian si një nga fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh”, tha kryediplomati shqiptar.

Në fjalën e tij gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp, Ministri Hasani u ndal edhe në rolin e komunitetit shqiptar në Rumani dhe minoriteti arumun që jeton në vendin tonë, si dy elementë të rëndësishëm që zënë një vend të veçantë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ministri Hasani dhe homologia rumune Odobescu nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në fushën e trajnimeve diplomatike.

Gjatë vizitës së tij në Rumani, Ministri Hasani dhe Ministrja për Punën dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu, nënshkruan “Marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore”.  Kjo marrëveshje do të garantojë qytetarët e të dyja vendeve të përfitojnë nga kontributet e tyre dhe të marrin pensionet. 700 qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Rumani përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Në të njëjtën kohë, po punohet për të finalizuar marrëveshjet në fushën e arsimit dhe kulturës, ndërkohë që mes dy vendeve është rritur ndjeshëm numri i turistëve.

Falë fluturimeve direkt Tiranë-Bukuresht dhe anasjelltas, gjatë vitit 2023, numri i turistëve rumunë në Shqipërisë u rrit me 62%, ndërsa vetëm gjatë periudhës janar-maj 2024 kjo shifër arriti në 172%.

/a.r

Next Post
Meloni zbulon kostot: 334 milionë euro në vit për emigrantët në Gjadër e Shëngjin

Meloni zbulon kostot: 334 milionë euro në vit për emigrantët në Gjadër e Shëngjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

March 6, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In