• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta/ Shqiptarët, ndër duhanpirësit më të mëdhenj në botë. Ja si renditemi

by Java News
23/08/2018 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria renditet vendi i gjashtë në botë për konsum të lartë të cigareve për frymë. Sipas të dhënave të publikuara nga tobaccoatlas.org, konsumi i cigareve për personat mbi 16 vjeç ishte 2,492 fije për person për vitin 2016, duke u renditur kështu ndër vendet me konsumin më të lartë në botë. Në Ballkanin Perëndimor konsumin më të lartë të cigareve, ku një person mbi 16 vjeç pi mesatarisht në një vit mbi 2000 cigare është Maqedonia dhe në vend të dytë Shqipëria.

Sipas tobaccoatlas.org konsumin më të ulët të cigares në rajon e ka Mali i Zi me 1101 cigare. Më pas renditet Bosnje dhe Hercegovina ku konsumi i cigares është 1767, e ndjekur nga Serbia me 1899 cigare.

Në të gjithë botën është përllogaritur se janë konsumuar rreth 5.7 trilionë  cigare. Edhe pse konsumi ka rënë lehtë në vitet e fundit, ecuria e kësaj industrie është e pasigurt. Pavarësisht angazhimit të industrisë së duhanit për të pasur një shoqëri që konsumon sa më pak atë, në disa prej shteteve të botës vijon të bëhen fushata marketingu, ndërsa rënia e konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Brazil, lidhet me implementimin e ligjeve të forta për të reduktuar konsumin e tij.

Sipas analizës së kryer nga tobaccoatlas.org. konsumi i cigareve parashikohet me rritje në shumë prej vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme si pasojë e zhvillimeve dinamike ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të popullsisë.

Vendet me konsumin më të lartë në botë

Vendi me konsumin më të lartë të cigares në botë është Andorra, ku sipas të dhënave konsumi i cigares për popullsinë mbi 16 vjeç në 2016 ishte 6398 cigare, pasuar nga Luksemburgu me një konsum prej 6330 cigare.

Më pas me një diferencë të konsiderueshme, renditet Bjellorusia ku konsumi i cigareve për frymë sipas të dhënave të tobbacoatlas.org llogaritet 2911 cigare.

Ndërsa vendet afrikane dhe një pjesë e vendeve të Amerikës Latine janë ato që kanë konsumin më të ulët, sikurse vërehet edhe nga harta. (Monitor)

a.ç

Next Post
Italia në kërkim të turistëve që u lanë me mbathje pranë memorialit të atdheut

Italia në kërkim të turistëve që u lanë me mbathje pranë memorialit të atdheut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In