• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta e re gjyqësore, shkrihen 6 gjykata Apeli

by A R
08/06/2021 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në Drejtësi ka futur në kolaps sistemin gjyqësor. Shkarkimi i një numri shumë të madh të gjyqtarëve ka bërë që më mijëra dosje të mbeten pa u shqyrtuar nga trupat gjykuese. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate Këshilli i Lartë Gjyqësor, më 20 Shtator të vitit të shkuar i propozoi Ministrisë së Drejtësisë Etilda Gjonaj hartën e re gjyqësore.

Këshilli i sugjeroi Gjonajt, që nga 22 gjykatat e rretheve gjyqësore me juridiksion të përgjithshëm, 6 gjykatat Administrative të Shkallës së Parë dhe 6 gjykatat e Apelit të riorganizohen në 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm dhe 2 gjykata administrative në shkallë të parë dhe 1 gjykatë Apeli.

Si shkallë e dytë për të gjitha ankimet do të shërbejë Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila aktualisht ka në sirtarë rreth 15 mijë dosje që datojnë që nga viti 2016. Por edhe pse kanë kaluar gati 10 muaj Ministria e Drejtësisë nuk ka reaguar në lidhje me propozimin e bërë nga qeveria e gjyqtarëve duke vënë në vështirësi shumë gjykata të cilat janë thuajse të boshatisura nga togat e zeza.

Disa ditë më parë, Naureda Llagami, drejtuesja e KLGJ-së raportoi në Komisionin e Ligjeve se harta e re do t’i shërbejë rritjes së eficiencës së gjykatave, përmirësimit të shpejtësisë së gjykimit dhe aksesit në drejtësi të qytetarëve. Llagami tha se Ministria e Drejtësisë nuk kishte të njëjtën qasje sikurse Këshilli, duke shkaktuar zvarritje të procesit, e cila ka pasur një ndikim negativ për sistemin gjyqësor.

Drejtuesja e KLGJ-së theksoi faktit që është shumë e vështirë që të komandojnë gjyqtarë në apelet e rretheve pasi numri i tyre është shumë i ulët. Kundër propozimit të KLGJ ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë Korçë. Ata theksojnë se mbylla e Gjykatës së Apelit në këtë qytet nuk i shërben dhënies së drejtësisë efektive.

/a.r

Next Post
Tatimet publikojnë listën e përfituesve të rinj për pagën e luftës 40 mijë lekë/ Ja si të aplikoni

Regjistri qendror i llogarive bankare / Tatimet: Më shumë siguri për individët dhe bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In