• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta e re gjyqësore përçan avokatët/ Vishaj kundërshton bojkotin: Vendimin ta çojmë në ‘Kushtetuese’

by Java News
15/06/2022 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Saimir Vishaj ka vendosur të marrë pjesë në një seancë të GJKKO ndonëse vijon bojkoti i gjyqeve për shkak të hartës së re gjyqësore. Para mediave, u shpreh se është me detyrim të shkojë në seancë të GJKKO dhe shprehet se është kundër bojkotit pasi klientët paguajnë për të marrë shërbimin.

“Shumë prej seancave po shtyhen. Unë detyrimisht kam qenë në seancë ku kam pasur një objekt në GJKKO ku është detyrim paraqitja e avokatit, një objekt marrja e informacionit, revokim i masës së sigurisë. Që në momentet e para, me vendimin e Dhomës së Avokatisë nuk kemi qenë dakord, pajtohemi me shqetësimin për hartën gjyqësore por mendoj se greva nuk është mjeti për të realizuar qëllimin. Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për tu drejtuar gjykatës kushtetuese ndaj vendimit të KLGJ.

Ne do i përgjigjemi kërkesave të klientëve tanë që kanë paguar për të marrë shërbimin, por mendoj që rruga që është zgjedhur për të bojkotuar seancat gjyqësore nuk është zgjidhje. Ky është një projekt pilot, ne kemi pasur përpara dhe harta gjyqësore ku është shkrirë gjykata e Gramshit, Librazhdit, Peqini, Kuçova dhe ka vijuar puna normal”, tha Vishaj.

Sugjerimi i tij është që çështja të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ në lidhje me hartën e re gjyqësore. Ndërsa për presionet ndaj avokatëve se do merren masa deri në heqje license, thotë se nuk mund ta bëjë askush një gjë të tillë.

“Megjithatë ka vend që Dhoma të bashkëpunojë me KLGJ. Gjykata Administrative Lushnje është pa kuptim, shkrihet dhe automatikisht ngrihet një gjykatë Apeli administrativ për jugun. Kjo është pa logjikë. Mjeti më i mirë është kërkesa kundër vendimit në gjykatën kushtetuese nëse do legjitimojmë pa u kryer një vendim nga ekzekutivi që do të kryhet me VKM. Dihet që harta gjyqësore nuk do të miratohet me ligj nga Kuvendi, por mjafton VKM dhe firmosje nga kryeministri që cdo gjë të kalojë.

Dhoma nuk është një dhomë private, dhomë private për të hequr licensa apo për të bërë presioni. Avokati mund të respektojë instancat por nuk mund të bëjë presion që të heqë licensën. Cili je ti që heq licensën? Nuk jam dakord. Ka dhe shumë avokatë që nuk janë dakord”, tha Vishaj.

g.kosovari

Next Post
Pas një udhëtimi të gjatë prej 12 orësh me tren/ Rama viziton Zelenskyn në Kiev

Pas një udhëtimi të gjatë prej 12 orësh me tren/ Rama viziton Zelenskyn në Kiev

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

Kreu i komanduar i SHISH shfaqet për herë të parë. Kush është Elvis Lila me karrierë 20-vjeçare tek Inteligjenca

September 28, 2026

Media italiane: Rasti Veliaj, drejtësia shqiptare nën lupë: rasti që vë në vështirësi Melonin

September 28, 2026
Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Njihuni me sozinë e Ronaldos që ka mbi 400 mijë ndjekës në rrjetet sociale

September 28, 2026
Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

Zbulohet shkolla ku mësoi Aleksandri i Madh, arkeologët nxjerrin në dritë kompleksin ku Aristoteli i dha mësime

September 28, 2026
213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

213 lekë për litër, çmimi i naftës në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë historik

September 28, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Viti i kalit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 193 fjalime

September 28, 2026
Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

Hungari| I hiqet imuniteti kryeministrit Péter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orbanit, i hapet rruga hetimeve

September 28, 2026
Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re! Vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Asnjë votë kundër! Kuvendi i Kosovës, deklaratë për ish-krerët e UÇK: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

September 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 29 Shtator 2026

September 28, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com