• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Harta e re gjyqësore/ Avokatët nisin të martën bojkotin e seancave gjyqësore, Haxhia: S’morën parasysh asnjë nga kërkesat tona

by Java News
13/06/2022 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia ka lajmëruar se për shkak të hartës së re gjyqësore të prezantuar është marrë vendim të bojkotohen nga dita e martë dhe deri të premten e kësaj jave seancat gjyqësore.

Kjo sepse sipas tij nuk janë marrë parasysh kërkesat e avokatëve për hartën e re gjyqësore.

“Komiteti drejtues i dhomës së avokatisë vlerësoi këtë situatë, të gjithë procesin ku ai ka marrë pjesë në 6 tavolina të rrumbullakëta, e konstatoi se duke analizuar vendim nuk ishte bërë asnjë ndryshim. Duke ndierë veten të fyer se tani ishte realitet që këto tavolina kanë qenë një farsë propagandistike, formalitet, për të treguar që është marrë dhe mendimi i aktorëve të drejtësisë, vendosëm të bojkotojmë njëzëri të gjitha proceset në gjithë nivelet e gjykimit përfshirë dhe gjykatën e Lartë, proces që nis nesër dhe mbaron të premten.

Me këtë bojkot synojmë të sensibilizojmë gjithe shtetasit se duhet ta kenë të qartë që të gjithë personat fizikë dhe juridikë, që do kenë nevojë për zgjidhjen e cështjeve të ndërgjegjësohen duke dhënë mesazhi që vetëm interesat e tyre nuk po përfaqësohen nga kjo hartë gjyqësore. Kjo hartë cenon rëndë aksesin në drejtësi të individëve e personave juridike por rrit kostot e shpenzimet dhe më kryesorja se duke ardhure në një gjykatë apeli në Tiranë që sot është në kushte konfuze e të një amullie për zgjidhjen e cështjeve, gjyqet shtyhen imagjino që do jetë e gjithë Republika.

Kërkuam të ngelen ose 3- 4 Apele në gjithë Republikën, ne Shkoder po e po, ne Elbasan.

Nje vendim i ligjshëm në të drejtën e grevave dhe protestave, masat e sigurisë nuk do bojkotohen.

Unë shpresoj se kjo grevë të jetë këmbanë për Ministrinë e Drejtësisë që të merren parasysh kërkesat tona që do ua bëjmë me dije edhe juve. Këto nuk janë interesat e avokatëve por të personave fizikë dhe juridikë sepse pas çdo avokati është një person. Nuk mund të paravendosim plan por e kemi lënë të hapur që komiteti drejtues do mblidhet këshilli i përgjithshëm për të përcaktuar qëndrimin që do ndjekim. Të gjithë janë pajtuar. Nëse do ketë njeri që nuk respektojmë vendimin do procedohet disiplinarisht deri në heqjen e licencës. Kjo situatë që është krijuar nuk mund të zgjidhet me një situatë që krijon më shumë probleme”, deklaroi Haxhia.

g.kosovari

Next Post
Atentati me tritol që i mori jetën 27-vjeçarit/ Nga shpërthimi u dëmtuan edhe një grua me fëmijët e saj

“'Peqja' i kishte borxh, por..."/ Dëshmon miku i Aleksandër Sadikajt: Ç'ndodhi një ditë para vrasjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In