• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Harris apo Trump? BBC: 10 arsye pse të dy kanë të drejtë të pretendojnë për fitore

by A R
05/11/2024 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për Presidentin e SHBA-së ka nisur. Donald Trump apo Kamala Harris, kush do ta marrë Shtëpinë e Bardhë?

Tani për tani nuk e dimë, por BBC na jep 10 arsye pse njëri mes Donald Trump ose Kamala Harris mund të fitojë zgjedhjet.

Trump mund të fitojë sepse…

Nuk është në pushtet

Ekonomia është çështja kryesore për votuesit. Papunësia është në nivele të ulëta, por amerikanët thonë se po vuajnë prej çmimeve të shtrenjta çdo ditë. Inflacioni preku nivele të papara ndonjëherë që prej vitit 1970. Kjo ka bërë që Trump të pyesë votuesit nëse kanë qenë më mirë tani apo në kohën kur ai ishte në pushtet.

Nuk e bezdisin lajmet e këqija

Ndaj tij kanë nisur disa hetime, por gjithsesi mbështetja ndaj Trump ka qëndruar njësoj gjithë vitit, 40% ose më lart. Demokratët dhe kundërshtarët e tij konservativë thonë që është i papërshtatshëm për Zyrën Ovale, por nga ana tjetër shumica e Republikanëve bien dakord me të kur thonë se ndaj tij ka një gjueti shtrigash.

Ndikojnë paralajmërimet e tij mbi emigracionin e paligjshëm

Përtej gjendjes ekonomike, zgjedhjet shpesh vendosen edhe nga një çështje emocionale. Demokratët shpresojnë që kjo të jetë aborti, ndërsa Trump ka vënë bast mbi emigracionin. Sondazhet sugjerojnë se votuesit besojnë më shumë Trump në lidhje me emigracionin dhe se ai po bën më mirë me latinët se sa në zgjedhjet e kaluara.

Shumë njerëz nuk kanë diploma

Trump i është drejtuar votuesve që ndihen të harruar apo të lënë pas. Kjo politikë e tij ka bërë që zona elektorale të njohura si bastione të demokratëve sepse bëhet fjalë për punonjës dhe sindikata, të kthehen në republikanë. Ai e ka bërë normë mbrojtjen e industrisë amerikane përmes tarifave.

Shihet si burrë i fortë në këtë botë të paqëndrueshme

Kundërshtarët thonë se ai minon aleancat e Amerikës duke u takuar me liderë autoritarë. Por vetë ish-presidenti e sheh këtë si fuqi dhe thekson se kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë nuk pati asnjë luftë të madhe. Shumë amerikanë janë të zemëruar për arsye të ndryshme me SHBA-në që çon miliarda dollarë ndihma në Ukrainë dhe Izrael dhe mendojnë se shteti është më i dobët nën drejtimin e Biden. Shumë votues, sidomos meshkujt, e shikojnë Trump si udhëheqës më të fortë se Harris.

Kamala Harris mund të fitojë sepse…

Ajo nuk është Trump

Pavarësisht disa avantazheve të Trump, ky i fundit vijon të mbetet një personazh shumë polarizues. Në 2020-ën ai fitoi numër rekord votash krahasuar me kandidatët e tjerë republikanë, por u mund sepse 7 milionë më shumë amerikanë vendosën të mbështesnin Biden. Harris aktualisht luan me frikën që sjell një rikthim i Trump. Ajo e quan atë fashist dhe kërcënim për demokracinë.

Ajo nuk është as Biden

Duket se demokratët e kishin pothuajse të sigurt humbjen nëse do vazhdonin kandidimin me Biden. Të bashkuar rreth dëshirës për të mundur Trump, partia vendosi shpejt për Kamala Harris. Një nga faktorët pro saj është mosha të cilën po e përdor si avantazh krahasuar me Trump që nëse fiton mund të bëhet personi më i vjetër në krye të shtetit.

Ka mbrojtur të drejtat e grave

Këto janë zgjedhjet e para që kur Gjykata Supreme vendosi t’i japë fund të drejtës kushtetuese për abort. Kjo çështje mund të ketë impakt në zgjedhje dhe të dalë në favor të Harris. Po ashtu fakti që mund të bëhet femra e parë presidente mund të forcojë pozitën e saj mes votueseve femra.

Ka të ngjarë që votuesit e saj të dalin drejt kutive

Grupet në të cilat Harris është përqendruar më shumë, si të edukuarit në kolegj dhe të moshuarit, kanë më shumë gjasa të votojnë. Pyetja kryesore është nëse do të dalin dot në kohë.

Shpenzoi më shumë në fushatë

Nuk është sekret që zgjedhjet në Amerikë janë të shtrenjta. Këto të këtij viti janë rrugës për t’u bërë zgjedhjet më të shtrenjta në histori. Por kur vjen puna te shpenzimet, Harris është në krye. Ajo arriti të merrte më shumë donacione kur u bë kandidate në Korrik sesa Trump gjithë periudhën, nga Janari i 2023. Financial Times thotë se fushata e saj ka shpenzuar dy herë më shumë në reklama. Kjo mund të luajë rol sidomos në shtetet e lëkundura.

Shkrim nga BBC

Next Post
Zbulohen pamjet/ Momenti i grabitjes së mjetit të përdorur në masakrën e Shkodrës

Zbulohen pamjet/ Momenti i grabitjes së mjetit të përdorur në masakrën e Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In