• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Harresa e fashizmit në ditët tona, qëllim apo anarki?!

by Ben Andoni
10/05/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Një sondazh i kohëve të fundit, i bërë në vendet e Perëndimit sa i përket Luftës së Dytë Botërore dhe kontributit ndaj Fashizmit, merrte përgjigjen standarde nga pjesa më e madhe: SHBA-ja e çliroi botën. Për shumë nga studiuesit kjo e dhënë mund të jetë e trishtueshme por kjo është pak a shumë mënyra sesi po drejton anarkia e sotme vlerat më të mëdha të njerëzimit.

Në një rast tjetër, një mësues shqiptar, pohonte se shumë nga nxënësit e tij nuk dinin datën e saktë të çlirimit të vendit. Viti 1912 ngatërrohet sot rëndom me 1944 dhe shumë nga nxënësit, falë dhe ‘kontributit’ të mësuesve, më shumë të flasin me imazhin e L2B me artistët e Hollyëood sesa realisht me personazhet reale. Trishtimi më i madh është për ata që dhanë një nga kontributet kryesore për Luftën e madhe të popujve.

…

E megjithatë, ky është sot problemi më i vogël, sepse ai më i frikshmi ka të bëjë me sensin sesi injorohen sot kushtet që përcollën lindjen e Fashizmit, të cilit i gjenden shumë paralele me kohën e sotme.

Shumë oratorë të flasin për demokracinë liberale dhe dobinë në këtë kohë kaosi. Konkurrenca e lirë dhe të gjithë atributet e ekonomisë së tregut të vihen si argumenta para debatit, ashtu si qëllimet kryesore të ekonomisë së kohës me këto principe dhe mënyrës sesi mund të shkojë para zhvillimi i vendit. Sa i përket Fashizmit, ah, ky shikohet si një nocion i shkuar dhe madje tejet i kaluar.

Paradoksalisht, para lindjes së Fashizmit, vetë dy shtetet bazë të kësaj ideologjie Gjermania dhe Italia ishin demokraci liberale. Nuk mund të thuhet se ky sistem erdhi befas prej Musolinit dhe Hitlerit. Ai përshkoi një proces ekonomiko-politik që ka shumë paralele me këtë kohë dhe madje është ndërtuar në dy kombe që janë kolona të forta të qytetërimit.

Në projeksionin e sotëm, një moment larg konvencioneve të demokracisë liberale, fuqia ekonomike, ashtu si atëherë, është e përqendruar në pak duar dhe e gjithë kjo fuqi dominon dhe vendos dhe për pjesën e mbetur. Në Shqipëri gjenden shembujt e pafund, paçka se nuk është ai i duhuri, ku fuqia ekonomike dhe monopoli e ka bllokuar vendin dhe këtë e shikon nga bllokimi i prodhimit vendas.

Kjo fuqi ekonomike bëri fuqinë e pushtetit në Gjermani e Itali dhe mbështeti Fashizmin në këto vende duke e shtrënguar kontrollin e shtetit prej grupimeve të karteleve dhe shoqatave të biznesit. Aq i fortë konsiderohet ky organizim sa ai ndikonte realisht mbi çmimet, furnizimin dhe licencimin e teknologjisë së patentuar. Këto shoqata ishin private, por aman konsideroheshin si baza e vetme ligjore në ato vende. Asokohe Gjermania as Italia nuk kishin ligjet e duhura të anti-trustit dhe përhapja e grupimeve të forta të biznesit u inkurajua fuqishëm nga qeveria. Ishte kjo lloj klime biznesi, e cila e zëvendësoi krejt tregun e lirë. Njësoj si sot, qeveritë që do përqafonin Fashizmin zbutën taksat për bizneset e mëdha, duke rritur në të njëjtën kohë taksat,e lidhura me biznesin e vogël. Hitleri është shembulli më i mirë i të gjithë kësaj. Rezultati: nëse ligjet e mëparshme vendosnin kufijtë e çmimeve ato u shfuqizuan në mënyrë të tillë që kostoja e jetesës për familjen e qytetarit të shoqërisë së mesme u rrit pa masë, citojmë Paul Bignoni te “Kërcënimi i vërtetë i Fashizmit”.

Konsiderojeni këtë paralele me kohën e sotme sesi po vuan klasa e mesme, që çuditërisht ka qenë makineria që ka furnizuar me bazën logjike dhe energjinë e saj të gjitha regjimet e djeshme dhe të sotme. Epilogu cinik ishte ajo që bëri me punën Nazizmi, duke e vendosur si koncept në epigramin mbi derën kryesore në kampin shfarosës të Aushvicit. Tabela lexon “Arbeit Macht Frei” – “Puna të bën të lirë”.

Ajo që këshillohet sot nga ekonomistët e mirë dhe që ka sens është se duhet të ringjallen sërish ligjet të cilat e mbrojnë tregun dhe njëkohësisht e mbrojnë edhe demokracinë.

…

Ky është një aspekt fare i skajshëm, për bazën sesi lindi Fashizmi, por koha ka ardhur që në vend të bëjmë shoë me kujtesën, të përcjellim dhe të përkujtojmë sa nuk është vonë kushtet që e bënë këtë sistem. Për ironi të fatit, ato kushte janë ringjallur frikshëm, po aq sa po shuhet kujtesa e njerëzve për ata që realisht e shporrën fashizmin. A është qëllim apo anarki e kohës? Më saktë, i ngjan promovimit të një anarkie, që i shkon për shtat atyre njerëzve të çdo sistemi, të cilët dinë të përfitojnë mbi vuajtjen. (Javanews)

Next Post
Pallati i Brigadave hap të shtunën dyert, prezantohen 30 punime artistike

Pallati i Brigadave hap të shtunën dyert, prezantohen 30 punime artistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

October 31, 2026
Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

October 31, 2026
VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

October 31, 2026
Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

October 31, 2026
Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

October 31, 2026
Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

October 31, 2026
Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

October 31, 2026
Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

October 31, 2026
Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In