Kreu i Komunitetit Bektashi, Baba Mondi, është nderuar paraditen e sotme nga Këshilli i Qarkut Berat.
Ky institucion i ka dhënë Baba Mondit titullin “Nderi i Qarkut” me motivacionin “Kontribut i vazhdueshëm për harmoninë fetare”.
I pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili tha se ky titull është i vonuar.