• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Harakiri i panevojshëm i Lulzim Bashës: Sheshi bosh vrau në mënyrë fatale skandalin “Babale”

by S M
26/05/2018 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Tani që sheshi foli, të gjithë e dimë se Lulzim Basha bëri një gabim të madh më 26 maj. Njërin ndër shumë gabimet e ngjashme që ka bërë këto vite, poshtë zyrave të Edi Ramës. Thirri rreth vetes popullin opozitar për të treguar sesi përkrahësit e tij e përjetojnë aferën e audiopërgjimit-akuzë ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt. Dhe populli opozitar foli. Tha atë që Basha, Berisha dhe Kryemadhi me siguri nuk do të donin ta kishin parë dhe dëgjuar: sherri “Xhafaj” ka pak rëndësi për votuesin e djathtë. Pa folur më pas për indiferentët dhe kundërshtarët, të cilët ju drejtuan plazheve, ndërkohë që lideri demokrat ngrinte zërin në kupë të qiellit te këmbët e zyrës bosh të Edi Ramës.

Debati për aferën “Babale” kishte marrë prej javësh formën e tij më të ndezur, duke u kthyer në një kokëçarje për qeverinë. Sherre televizive pafund gjatë gjithë javës, akuza eksplozive nga njëra anë dhe tjetra, tendosje maksimale e të gjithë sistemit politik e mediatik të Tiranës. Dhe papritur Lulzim Basha pati idenë të na tregojë se çfarë mendojnë për këtë gjë, ata që janë në mes: njerëzit e thjeshtë. Në vend që ta linte të maisur sa më gjatë sherrin e Babales në vitrinën e medias dhe sallat e politikës, ai pati tundimin t’i japë kësaj historie të vetem përmasë që nuk e kishte: masivizimin. Duke e dëmtuar me dështimin publik, edhe vetë skandalin për të cilin qe investuar aq shumë.

Protesta e ditës së sotme dha një verdikt shumë të pakëndshëm për opozitën. Nga vërtetësia ose jo e zërit të Agron Xhafajt, ajo e shpërnguli debatin dhe vëmendjen tek shifrat anemike të pjesëmarrjes në bulevardin qëndror të Tiranës. Duke kërkuar të verë vetullat, opozita duket se nxorri politikisht sytë. Siç dihet, të protestosh në epokën e dronave është gjithnjë e më e vështirë. Sidomos tek Dëshmorët e Kombit, një hapësirë e stërzgjatur e hileqare, që kërkon qindra autobusë e mijëra protestues për t’u mbushur. Dhe të gjitha këto sot thjesht munguan. Syri i kamerave nga lart s’e pati aspak të vështirë të kapë boshin e frikshëm që rrethonte podiumin e zotit Basha, i cili me siguri e ka kuptuar gabimin sapo ka hedhur hapat e para në bulevard, pasi ka dalë nga selia e partisë së tij.

Sfida për sheshin ka qenë tradicionalisht sfidë për pushtetin në Shqipërinë e 30 vjetëve të fundit. Dhe opozita e humbi edhe një herë tjetër përballjen me indiferencën e shqiptarëve, por edhe me gabimet e saj taktike që e çojnë nga njëra protestë e gabuar tek tjetra. Sepse sot, në vend që të kishim një gjysëm-proteste, për opozitën do kishte qenë njëmijë herë më mirë të kishte dalë me konferencat e zakonshme të shtypit apo statuset kërcënuese në Facebook. Morali i fabulës është i thjeshtë dhe iu rikthye edhe një herë Lulzim Bashës si një bumerang i hidhur: një protestë e munguar është shumë më e mirë se një protestë e dështuar!

Next Post
Bushati në Francë për negociatat, vlerësohet progresi i Shqipërisë për 5 prioritetet

Bushati në Francë për negociatat, vlerësohet progresi i Shqipërisë për 5 prioritetet

Comments 1

  1. Buron Gushnica says:
    8 years ago

    I madh si gjithmonë. Pena më e fuqishme në Shqipëri. Parashikimi i Minxhozit para dy ditësh ishte fatal. Ashtu rezultoi. Absolut.

    Reply

Leave a Reply to Buron Gushnica Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

March 27, 2026
The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

March 27, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

March 27, 2026
Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

March 27, 2026
Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

March 27, 2026
Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In