• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj: Qeveria, e dështuar në planin ndërkombëtar

by A R
01/01/2016 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vlerëson se ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit që e kemi lënë pas është një artikulim më i qartë i kundërshtimeve qytetare.

Sipas tij, këtë artikulim e ndihmoi opozita, tri partitë opozitare, të njohura si Opozitë e bashkuar.

“Pra mund të konsiderohet si vit i një kundërshtimi më të artikuluar, më të fuqishëm i vendimeve të gabuara, artikulim, efektet e të cilit do të shihen në vitin që vjen”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për Telegrafin.

Lideri i AAK-së, ndonëse e ka vlerësuar si të arritur nënshkrimin e MSA-së, ka vlerësuar se gjatë vitit 2015 kemi pasur plot humbje/dështime në Kosovë.

“Mosmarrja e njohjeve tjera, mos avancimi drejt OKB-së, mos anëtarësimi në UNESCO, mos liberalizimi i vizave, e sidomos këto dy marrëveshjet e dëmshme antikushtetuese – Bashkësisë komunave serbe dhe versionit të tashëm të demarkacionit me Malin e Zi”, sipas Haradinajt janë dështimet kryesore të pushtetit aktual.

“Pra janë dëme të mëdha, sidomos kur kemi parasysh edhe gjendjen e përgjithshme. Sikur të kishim të paktën një rritje ekonomike, më shumë vende të punës, rritje të pagave, rritje të mundësive, atëherë këto do të mund t’i vendosnim në një ekuilibër. Por mungesa e një zhvillimi ekonomik, një perspektive ekonomike, dhe këto veprime e kanë bërë më të rëndë jetën e qytetarit tonë”.

Në intervistën për Telegrafin, Haradinaj ka folur edhe rreth aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese rreth marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe.

Sipas tij, me këtë aktgjykim, u shpjegua se një marrëveshje e tillë, çfarë ka qenë edhe lënda për trajtim, nuk është në frymën e Kushtetutës së vendit.

“Pastaj mund të hyjmë në një debat shkencor e profesional, por nuk dua të lëshohem në të. Mua më vjen mirë që porosia është e qartë se ajo nuk është në frymën e Kushtetutës së vendit”.

Lidhur me mosfunksionimin e koalicionit ndërmjet LDK-VV-AAK-NISMA, të quajtur si VLAN, Haradinaj ka thënë se ajo që i kishte bashkuar këto katër parti ishte ideja për ta kundërshtuar logjikën qeverisëse që deri atëherë i atribuohej qeverisje së Hashim Thaçit.

“Mirëpo qëndrueshmëria jonë për me dhënë ndryshimin u dobësua për arsye se në atë kohë, edhe siç e dimë, LDK dhe zoti Mustafa vlerësuan se ardhja në pushtet është detyra e parë pa e garantuar ndryshimin. Kjo edhe doli të ishte gabim. Ata jo vetëm që nuk munden me sjellë ndryshimin por e ndihmuan kapjen e shtetit – i dhanë mbështetje kapjes së mëtejshme të shtetit”.

“Unë nuk kam synuar asnjëherë një qeveri Mustafa. Nuk mendojmë që largimi i zotit Thaçi, ardhja e zotit Mustafa është ndryshim kualitativ për Kosovën. Nuk ndodh ndryshimi me kualitet të njëjtë të një kryetari të qeverisë. Kryetari Mustafa nuk ka qenë qeveritar i mirë as me Prishtinën. Nuk them që ai nuk ka vlera të caktuara, por ai nuk është dëshmuar si qeveritarë, si menaxher i zoti”.

Sipas Haradinajt, ajo që po ndodh me opozitën e tanishme ka një kuptim edhe më të avancuar.

“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë ndryshim figurativ, por ndryshim të logjikave. Pra mos me guxu dikush në Kosovë me marrë vendime të dëmshme për vendin. Të tillët duhet me ditë që kjo shoqëri është e vetëdijesuar dhe se në Kosovë ka njerëz që reagojnë, qoftë nga shoqëria civile, nga opozita,…”.

Sa i përket veprimeve të ardhshme të Opozitës, përkatësisht kërkesave të saj, Haradinaj ka thënë se kërkesa për anulim të marrëveshjeve mbetet bazë.

“Ne i kemi dhënë mundësi kësaj qeverie që t’i anulojë marrëveshjet. Dhe kjo pasi që nuk është bërë, atëherë e vetmja mënyrë për t’i anuluar ato marrëveshje është largimi i tyre”.

Si njëri nga tre liderët e tri partive opozitare, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe zgjedhjet mund të jenë mënyra për t’i anuluar këto marrëveshje dhe për të dalë nga kjo gjendje.

Dhe në këtë drejtim ai nuk përjashton një listë të përbashkët të tri partive opozitare, në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.

“Kemi punuar intensivisht gjatë vitit që shkoi në zhvillimin e tonë të brendshëm si Aleancë. Opsioni i parë i garantuar është që Aleanca me shku e vetme në zgjedhje, por edhe opsion real është që edhe me shku bashkë me partitë politike opozitare”.

E në pyetjen hipotetike, që nëse zhvillohen zgjedhje në Kosovë dhe nëse partitë opozitare dalin fituese, a do të pranonte Haradinaj që për kryeministër të ishte ndonjëri prej partnerëve opozitarë, ai ka thënë se këto janë vendime që do të merreshin më vonë.

“Nuk do të insistoja në atë mënyrë. Unë do të ofertoja për të marrë përgjegjësi si Aleancë dhe unë, por nuk do t’i kushtëzoja proceset dhe ndryshimet”, ka thënë për fund lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

/Telegrafi/

Next Post

Holanda merr kryesimin e Bashkimit Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In