• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj: Nuk pres mrekulli nga demarkacioni

by Java News
27/10/2017 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për demarkacionin dhe vizat foli edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të zgjidhet, pavarësisht se është i vetëdijshëm se nuk pret ndonjë mrekulli.

“Për çështjen e kufirit fatkeqësisht është situatë shumë e papërshtatshme. Nuk na pëlqen që jemi në këtë realitet, sepse është një marrëveshje që duhet arritur nga dy qeveritë”, ka thënë Haradinaj gjatë intervistës në emisionin “New Bugajski Hour”, në televizionin publik.

“Në Kosovë është një pjesë e shoqërisë sonë që besojmë se është bërë gabim. Si rezultat i kësaj është se Parlamenti është ndarë, andaj nuk ka dy të tretat për këtë”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka parë krijimin e një komisioni të ri si mundësi për zbulimin e së vërtetës për demarkacionin me Malin e Zi.

“Ajo çfarë kam bërë është se nuk dua ta mbaj atje përgjithmonë, dhe të shpresoj se një ditë me ndonjë mrekulli t’i kemi dy të tretat”, është shprehur Ramush Haradinaj në gjuhën angleze.

“E ndërmora, pra, një qasje jo shumë të përkrahur nga partnerët ndërkombëtarë, andaj e lirova Komisionin e kaluar – jo unë, por ne, Qeveria, dhe e krijuam një të ri, dhe u dhamë mundësinë ta zbulojnë të vërtetën për marrëveshjen për vijën e kufirit”, ka thënë Haradinaj.

“Sapo ta kenë rezultatin, menjëherë do t’i qasemi. Fillimisht me partnerët politikë në Kosovë, dhe me partitë politike, përfshirë edhe ato të opozitës, që ta dimë se ku jemi. Por, njëkohësisht, Uashingtoni dhe miqtë e tjerë, ose evropianët, të dinë që ky është realiteti ynë, dhe në atë rast do t’i qasemi Malit të Zi dhe t’i tregojmë për zhvillimet tona të reja”, ka shtuar ai.

“Nëse mendojnë që është në rregull të rinegociojmë, po – nëse jo, mund të përfundojmë në arbitrazh”, është shprehur kryeministri kosovar.

Në intervistën e dhënë për emisionin New Bugajski Hour, kryeministri Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë, asociacionin, ekonominë e zgjedhjet.(b.an)

Next Post
Rama e nis mëngjesin me “Aksionin kombëtar kundër teneqeve”

Rama e nis mëngjesin me "Aksionin kombëtar kundër teneqeve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë e sende të forta Policinë! Shkulin dhe pllakat te Ministria e Arsimit

Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë e sende të forta Policinë! Shkulin dhe pllakat te Ministria e Arsimit

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

October 24, 2026
Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

October 24, 2026
“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

“Vetëm studentët, Rama n’burg, Berisha n’burg…”- Dy tubimet bëjnë ‘xing’, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te Ministria e Arsimit (VIDEO)

October 24, 2026
Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, PD i bashkohet studentëve!

October 24, 2026
Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

Rama sulmon Arlind Qorin: “Predikues dhe profesor i dhunës”, po i mban protestuesit në terror psikologjik!

October 24, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Teoria e re e proamerikanizmit!

October 24, 2026
FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

Pas protestës te Kryeministria, mbështetësit e PD-së pritet t’i bashkohen tubimit të dytë dhe të marshojnë te Ministria e Arsimit

October 24, 2026
E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

E PLOTË/ Qeveria nuk rrëzohet me dhunë! Kush mendon se gjunjëzon shtetin, i ka bërë kalkulimet gabim

October 24, 2026
SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In