• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Nëse prishet rendi në veri, jemi në gatishmëri!

by Java News
03/08/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se institucionet e rendit dhe ligjit do të reagojnë nëse ndokush provon të shkaktojë ndonjë incident brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë ku ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit.

Haradinaj qartësoi se rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim.

“E vërteta është se kam kërkuar rritjen e gatishmërisë e institucioneve të rendit dhe ligjit në gjithë vendin në mënyrë që të sigurojmë rend dhe ligj, qetësi në gjithë vendin në ditët që vijnë. pra, ky është edhe rezultati i këtij takimi. Me këtë nënkupton se gjendja në rend dhe ligj është e qetë, stabile, megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërisë për veprim në rast të çfarëdo prishje të rendit dhe ligjit…… Kushdo që hyn brenda territorit  Kosovës me qëllim qoftë të shkaktimit të ndonjë incidenti, të prishjes së rendit dhe ligjit, normal që do ta merr reagimin e institucioneve të rendit dhe ligjit, dhe këtu nuk do të ketë dilema. Rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim, nuk ka urdhër të ndodh kjo ose ajo, por jemi në gjendje gatishmërie në rast se prishje të rendit dhe ligjit, do të veprojmë”, tha ai.

Ndërkohë, për shkak të afateve për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është folur, jo zyrtarisht, për kërkesën e serbëve në veri që të shpallin autonominë.

“Retorika për kufijt ose për territoret që ndodhen në Kosovë, mendojmë që është kundër-reagim i një retorike që vjen nga Beogradi gjoja për të drejtat e Serbisë në Kosovë specifikisht për veriun, pra është kundër reagim. Kjo retorikë nuk e ka qëllimin të prishja e rendit dhe ligjit, pra duhet të ndjehen të gjithë të sigurt, as serbët e Kosovës as komunitetet tjera po as shqiptarët nuk duhet të ndjehen të rrezikuar, pra është retorikë politike, publike kundër retorikë e një retorike që vjen”, tha Haradinaj.

Me kërkesë të Bashkimit Evropian, 4 gushti është data kur duhet të dorëzohet drafti i statutit për formimin e AKS-së.

Duke folur për këtë, Haradinaj tha se sa i përket Asociacionit, Kosova është brenda obligimeve të veta.

“Ne qëndrojmë brenda obligimeve nuk kemi dal  nga obligimet qofshin në dialog, por as nga Kushtetuta dhe ligjet tona. sepse ne kur e marrim transkriptin ne e japim kontributin tonë dhe duhet të sigurohemi se është brenda ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. me këtë po dua të them se Kosova si palë është serioze brenda obligimeve ndërkombëtare dhe vendore. Askush nuk e ka të drejtën të marrë obligime të njëanshme, pse sepse asnjë thyerje as një dalje nga obligimet nuk ka dal Kosova. Nëse dikush merr veprime të njëanshme atëherë ato veprime janë jashtë ligjit të  Kosovës dhe jashtë marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhe ai veprim do ta merrte përgjigjen e organeve të rendit dhe ligjit, do ta merr, një veprim dot a merr përgjigjen e organeve të rendit dhe ligjit”, tha ai.

Haradinaj tha se Kosova e respekton Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Ai përsëriti se nëse dikush del jashtë marrëveshjes, dhe ligjeve të Kosovës, atëherë ligji do të veprojë.

a.ç

Next Post
Taksa e pronës do të paguhet në faturën e dritave, bashkitë dalin jashtë loje

Taksa e pronës do të paguhet në faturën e dritave, bashkitë dalin jashtë loje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

January 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Fshati digjet…

January 11, 2026
Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

January 11, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Nën drejtimin e Berishës, opozita rënie drastike votash, analisti: Opozita mbetet e përçarë (SHIFRAT)

January 11, 2026
Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

Bora ‘pushton’ zonat malore, Rama publikon pamjet: Borëpastrueset në terren

January 11, 2026
Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In