• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj, Hoti e Kurti nuk përmbahen dhe i shtojnë premtimet

by Java News
03/06/2017 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një para-fushate të bujshme, partitë politike në Kosovë, nisën edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore me premtimet që prekin të gjitha fushat e jetës.

Qytetarëve, po u premtohet se nën qeverisjen e këtij apo atij subjekti politik, Kosova do të bëhet me ekonomi të zhvilluar, me vende të reja pune, arsim cilësor e deri te premtimet për liberalizim të vizave, formim të ushtrisë dhe anëtarësim në NATO e Bashkim Evropian.

Fushata e sivjetme për zgjedhjet parlamentare po karakterizohet edhe me faktin se në ballë të saj, nuk janë disa prej figurave lidere të partive më të mëdha, si Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të dy liderët e partive, deri tani më të mëdha në Kosovë, kanë vënë në ballë të fushatës të nominuarit për kryeministër, duke e ofruar kështu, në rend të parë modelin qeverisës që ata prezantojnë.

Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër të ardhshëm nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka premtuar se do ta nxjerr vendin nga korrupsioni duke fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit.

“Askush s’do ta mund Kosovën asnjëherë. As korrupsioni. Kosova po na thërret që ta mundim korrupsionin, krimin, terrorizmin”, ka deklaruar Haradinaj, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ramush Haradinaj, i cili në vitin 2004 ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës, por për shkak të aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte, nuk arriti të ushtrojë funksionin më gjatë se tre muaj, tani beson se do t’i vazhdoj proceset duke e kthyer Kosovën në një vend të sigurt dhe me institucione të besueshme.

“Kosova po na thërret që ta mundim lakminë joligjore, që ta mundim inatin e dëmshëm mes vete, që të kemi shtet ligjor; që të kemi prokurorë e gjyqtarë, e gjyqe që iu besojmë. Që të kemi polici e ushtri që na bindin se jemi të sigurt. Kosova po na thërret të kemi ekonomi”, ka thënë Haradinaj.

I mbështetur në platformën e qendrës së djathtë, koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa ka nxjerrë në ballë të fushatës, jo njërin prej liderëve të partive përbërëse, por një figurë nga fusha e ekonomisë, Abdullah Hotin, nga LDK-ja.

I nominuar për kryeministër, Hoti, ministër i Financave në Qeverinë në largim të Kosovës, i ka dërguar sinjale edhe Serbisë, për vazhdimin e dialogut, por në një format krejtësisht tjetër.

“Ne kemi plan konkret për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian. Përmes bisedimeve, në format të ri tash me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por të garantuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të vendosim të gjitha temat në tavolinën e bisedimeve. Ne do të vendosim afat të qartë se kur këto bisedime do të përfundojnë”, ka thënë Hoti.

Për dy vite, kryeministri në largim, Isa Mustafa dhe qeveria e tij, ku bën pjesë edhe i kandiduari për kryeministër Abdullah Hoti, nuk arriti që të përmbyllë me ratifikim Marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Por nën qeverisjen e tij, Hoti beson se e ka formulën, e cila në fund do të rezulton me ratifikimin e demarkacionit dhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Ne garantojmë se gjatë mandatit të ardhshëm do të përmbyllim konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, me demarkacion, me liberalizim të vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës”, ka theksuar Hoti.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, si një subjekt politik që ishte në opozitë, kur flitet për pushtetin qendror, premton një qeveri me më pak ministra e më pak shpenzime dhe qeveri që do ta sillte pushtetin më afër qytetarit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryeministër, Albin Kurti, ish-kryetar i këtij subjekti politik, vazhdon ta mbështes fushatën e tij në ofrimin e një alternative tjetër, krahasuar me koalicionet e partive që ishin në pushtet këto vitet e kaluara.

“Në Kosovë kanë pasur prioritet dëshirat e qeveritarëve dhe jo të drejtat e qytetarëve. Ligj, rregull e drejtësi, në vend të krimit e korrupsionit. Arsim mbi bazat e profesionalizimit dhe për dije e jo me librezë të partisë e për militantë”, ka thënë Kurti.

Nga legjislatura tashmë e shpërndarë, Vetëvendosje mbahet në mend për inicimin e një praktike të paparë parlamentare, me hedhjen e gazit lotsjellës në seancat plenare, si mjet për të penguar vendimmarrjen për çështje, të cilat, ky subjekt politik i kishte cilësuar si interes i Kosovës.

Ndonëse një vend që ende është në rrumbullakimin e subjektivitetit ndërkombëtar, Albin Kurti mendon që Kosova duhet të jetë shtet partner me perëndimin dhe NATO-n dhe nuk mbetet vetëm si shtet që kërkon mbrojtje e ndihmë nga jashtë.

“Themelimi i ushtrisë do të thotë të vendosim ndjenjat tona historike e liridashëse në shërbim të paqes në vend e në botë. Historia e jonë është e mbushur me luftë për liri. Pavarësia plotësohet kur kontribuojmë me ushtri në NATO dhe jo kur i kërkojmë asaj veçse lëmoshën e mbrojtjes”, ka deklaruar Kurti. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj.

Të njëjtën ditë, Presidenti i Kosovës pati shpërndarë Kuvendin, kurse një ditë më vonë pati shpallur 11 qershorin, datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Për formimin e Qeverisë, Kushtetuta parasheh minimumin prej 61 votave në Kuvend.

Analistët politikë nuk e përjashtojnë mundësinë që koalicionet aktuale para zgjedhore të shthuren pas 11 qershorit, ngase besojnë fare pak se ndonjëri prej subjekteve aktuale do t’i sigurojë votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Presidenti Nishani: Të vendosur për ti hequr Ballkanit metaforën ‘fuçi baruti’

Presidenti Nishani: Të vendosur për ti hequr Ballkanit metaforën ‘fuçi baruti’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com