• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani: Të vendosur për ti hequr Ballkanit metaforën ‘fuçi baruti’

by Java News
03/06/2017 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Liderët e Procesit të Brdo-Brijunit me konsensus të plotë miratuan konkluzionet e Samitit, ku thelbi qëndron në nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal dhe shmangien e retorikave nacionaliste dhe imflamatore.

Gjithashtu, kërkohet nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare që të vlerësojnë kuadrin aktual të aderimit në Bashkimin Evropian dhe japin një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE.
thumbnail_1
FJALA E PLOTE E NISHANIT
“Është gjithmonë një kënaqësi e veçantë takimi i përbashkët në kuadër të procesit të Brdo-Brijunit, një nismë që e kam çmuar që herët si një dritare të vërtetë mundësie për të diskutuar hapur mbi çështjet më të mprehta që na shqetësojnë apo bashkojnë kohë pas kohe. Këto kohë ka patur zhvillime vërtet intensive në secilin prej vendeve tona si dhe në arkitekturën politikbërëse europiane dhe ndërkombëtare. Në këto rrethana, ne duhet të vlerësojmë me realizëm çfarë rreziqesh kanosen, çfarë gjendet në vullnetin dhe fuqinë tonë për të vepruar dhe çfarë ndihme kërkojmë.Sa i përket Shqipërisë, ajo që mund të them me bindje të plotë është se ne kemi vullnetin dhe vendosmërinë e palëkundur të ecim në trajektoren europiane dhe euroatlantike. Ndërkohë që marrëdhënia jonë me NATO-n është mëse e konsoliduar, marrëdhënia jonë me Bashkimin Europian është në proces. Dhe në këtë proces besoj se janë dy, elementët thelbësorë që na lidhin: sentimenti dhe kontrata. Sa i përket sentimentit shqiptarët janë vendosmërisht të orientuar drejt BE-së duke e parë atë si destinacionin tonë krejt të natyrshëm. Ne jemi përcaktuar paekeuivok për këtë alternativë, si të vetmen dhe më të mirën. Ne presim padyshim ndërsjelltësi, që edhe BE të vazhdojë ta shohë Shqipërinë si një anëtare potenciale të natyrshme për t’iu bashkuar familjes europiane.

Ky takim, të tjera të zhvilluara më herët, dhe Samiti i ardhshëm i Triestes na bëjnë optimistë se edhe Bashkimi Europian e konsideron Shqipërinë dhe të gjithë rajonin pjesë të pandashme të saj.Ndërkohë elementi i dytë, ai kontraktual është pak më kompleks, pasi kërkon angazhim konkret të palëve në të gjitha rrafshet dhe respektimin e shenjtërisë së kontratës. Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojë lart në agjendën e BE-së, veçanërisht sa i përket angazhimit politik, ekonomik dhe social. Po kështu edhe mekanizmat monitorues të respektimit të ndërsjelltë të kontratës duhet të jenë më aktivë, të besueshëm dhe efikasë. Mendoj se këto mekanizma duhet të rivitalizohen me synimin që të prodhojnë rezultate të prekshme për qytetarët. Idetë dhe instrumentat e reja që po propozohen përmes Procesit të Berlinit mendoj se duhet t’i shërbejnë përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të vendeve tona, duke shmangur qoftë edhe çdo nuancë që do të sugjeronte një marrëdhënie tjetër alternative ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.Jemi po aq të vetëdijshëm se vetëm orientimi euroatlantik dhe Evropian i vendeve të rajonit dhe vijimi me vendosmëri i rrugës së reformave të thella të brendshme, do të mund ta shkëpusë rajonin e Ballkanit nga e kaluara konfliktuale, për ta çliruar atë nga metafora e ‘fuçisë së barutit’.
Përfitoj nga kjo mundësi që të ritheksoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe e të pakursyer që vendi juaj President Steimeier, dhe BE në tërësi, u keni dhënë procesit të integrimit evropian të vendit tim. Ne do të bëjmë çdo përpjekje, për sa na takon, për të hapur negociatat e anëtarësimit sa më parë të jetë e mundur.Nga ana tjetër, ju siguroj të nderuar kolegë se Shqipëria dëshiron të bashkëjetojë e të njohë një rajon në paqe, që zhvillohet e integrohet brenda familjes europiane dhe euroatlantike por dhe brenda vetes. Ne i mbështesim të gjitha përpjekjet për të shkuar në këtë drejtim. Ne gjendemi në një rajon që nuk është ende gati të përballet me të shkuarën e tij, por është plotësisht në gjendje të përballet me të tashmen dhe të vendosë për të ardhmen e tij. Kam bindjen e thellë se aspirata e përbashkët për zgjerimin e kufirit të BE-së dhe NATO-s brenda Ballkanit Perëndimor përbën motorin e zhvillimit, të paqes, sigurisë dhe stabilitetit për ne, për të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët. Ju faleminderit!”
Next Post
A mund të ketë një koalicion PS-PD pas zgjedhjeve?! Ja si përgjigjet ish- aleati i Ramës

A mund të ketë një koalicion PS-PD pas zgjedhjeve?! Ja si përgjigjet ish- aleati i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëdhënësja: Samiti i Shenzhenit shënon takimin e parë ballë për ballë në histori midis Xi, Putin e Trump

Zëdhënësja: Samiti i Shenzhenit shënon takimin e parë ballë për ballë në histori midis Xi, Putin e Trump

November 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Nëntor 2026

November 17, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Nëse Rama do të vërtetën, të hetojë ministrin e tij”/ Ndreca i përgjigjet kryeministrit: Ne e dimë çfarë ka ndodhur dhe pse…

November 17, 2026
Nga rritja tek suksesi, Wizz Air arrin shifrën historike të 10,000 punonjësve në ekip

Nga rritja tek suksesi, Wizz Air arrin shifrën historike të 10,000 punonjësve në ekip

November 17, 2026
Falsifikime dhe fshehje e të ardhurave, masa sigurie për administratorin e “CFO Pharma” e punonjësve të FSDKSH

“Kapitali i errët”/ Sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri të një 51-vjeçari në Tiranë! Lista me 20 prona të paluajtshme, 6 biznese dhe 8 makina

November 17, 2026
Pas dënimit të Russell Brand, afro 400 aktorë dhe artistë ngrenë zërin kundër abuzimeve në botën e “showbiz”-it!

Pas dënimit të Russell Brand, afro 400 aktorë dhe artistë ngrenë zërin kundër abuzimeve në botën e “showbiz”-it!

November 17, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria mes përfitueseve të para të “play-off”-it për EURO 2028, zbulohen mundësitë e kualifikimit!

Liga e Kombeve/ Shqipëria mes përfitueseve të para të “play-off”-it për EURO 2028, zbulohen mundësitë e kualifikimit!

November 17, 2026
Përplasje të forta te Zgjedhorja, Gjiknuri: Lista të hapura nëse pranoni uljen e numrit të deputetëve! Strazimiri: Je kapur duke…

Përplasje të forta te Zgjedhorja, Gjiknuri: Lista të hapura nëse pranoni uljen e numrit të deputetëve! Strazimiri: Je kapur duke…

November 17, 2026
Bashkia e Tiranës përkujton 82-Vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit!

Bashkia e Tiranës përkujton 82-Vjetorin e Çlirimit të kryeqytetit!

November 17, 2026
Kumbaro takon prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe: Mbështetje e personalizuar me një mësues për çdo fëmijë!

Kumbaro takon prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe: Mbështetje e personalizuar me një mësues për çdo fëmijë!

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In