• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Haradinaj: Do të ndryshojmë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi

by Java News
07/06/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Versioni i tashëm i Marrëveshjes për Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, është i gabuar, mirëpo do të korrigjohet ky version. Do ta negociojmë me Malin e Zi dhe besoj se do të arrijmë deri te një zgjidhje”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Z. Haradinaj, cilat janë prioritetet, të cilat i synoni t’i përmbushni si kandidat i nominuar për kryeministër?
Ramush Haradinaj:
Do të fillojmë me rendin dhe ligjin në tërësi. Ka shumë punë për tu bërë. Do të jetë punë e vazhdueshme, po duhet t’ia fillojmë menjëherë . Edhe ekonominë, pra sipërmarrësit, zhvillimin ekonomik . Do të ketë një mobilizim të të gjithë mekanizmave që të ndodhë ekonomia në vend. Pra, kështu e kemi figuruar.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, koalicioni i partive që ju ka nominuar për kryeministër, ka thënë se do të ketë rritje ekonomike prej 8 për qind. Si mendoni se mund të arrihet kjo?
Ramush Haradinaj: Parakusht është shteti ligjor. Gjithçka bazohet në shtet ligjor, në gjyqësor kredibil dhe në një përkrahje apo asistencë direkte për sipërmarrësit në Kosovë që janë të shumtë, sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, që të gjithë janë vërtetë aktiv. Por, mund t’i përkrahim. Ka plotë mënyra vepruese, qeverisëse që të mund të jemi partner për ta.

Radio Evropa e Lirë: Keni kundërshtuar marrëveshjen aktuale për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Si synoni ta zgjidhni këtë çështje, marrë parasysh se mbetet kusht për liberalizimin e vizave?
Ramush Haradinaj:
Ne i gëzohemi marrëdhënieve të mira që kemi me Malin e Zi. Edhe ndjenja është e mirë. Jemi përkrahur në momente kyçe. Edhe ne e kemi përkrahë rrugën euro-atlantike të Malit të Zi dhe anëtarësimin në NATO. Nuk e shohim si vështirësi në marrëdhëniet tona. Vështirësi shohim në marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa me Malin e Zi, jo. Versioni i tashëm i marrëveshjes është i gabuar, mirëpo do të korrigjohet ky version. Pra, një komision i ri do ta korrigjojë nga pala jonë. Do ta negociojmë me Malin e Zi dhe besoj se do të arrijmë deri te një zgjidhje.

Radio Evropa e Lirë: Mali i Zi, tashmë është shtet anëtar i NATO-s. A besoni se ka ende hapësirë për rinegocim të marrëveshjes?​
​Ramush Haradinaj:
Po. Edhe ne aspirojmë që të jemi anëtarë të NATO-s e BE-së, ashtu si Mali i Zi, sikurse edhe plotë vende të rajonit që kanë ende tema të hapura ose të diskutueshme rreth kufijve dhe janë anëtarë të NATO-s ose BE-së.

Radio Evropa e Lirë: Cila do të jetë qasja e juaj në dialogun me Serbinë, për të cilin Bashkimi Evropian, ka thënë se nuk ka alternativë në rrugën e Kosovës drejt BE-së?
Ramush Haradinaj: Dialogu është i nevojshme në mes të gjitha palëve, mes të gjithë fqinjëve. Do të jetë dialog që u shërben palëve. Nëkëtë rast i shërben edhe Kosovës. Ne duhet të konsultohemi ndërsjellë në vendin tonë, të kemi një qartësi për dialog, të kemi objektiva të qarta. Për ne dialogu është dialog për njohje. Pra, është humbur shumë kohë në një gjendje të tillë. Jemi të interesuar për njohje reciproke me Serbinë dhe dialogu për ne është dialogu për njohje.

Radio Evropa e Lirë: A do ta ndryshoni qasjen në këtë dialog?
Ramush Haradinaj: Do të ndryshohet shumëçka në dialog, jo vetëm qasja. Substanca do të ndryshojë. Kosova nuk është temë e diskutimit në këtë dialog, pra çështjet e brendshme të Kosovës. Vetëm marrëdhëniet dypalëshe mund të jenë temë e diskutimit, por jo çështjet tona, të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Sa është i qëndrueshëm koalicioni i subjekteve politike, të cilat ju kanë nominuar si kandidat për kryeministër, dhe a mendoni se do ta ruaj qëndrueshmërinë edhe pas zgjedhjeve, në rast se do të imponohet nevoja për partnerë tjerë për formimin e Qeverisë?

Ramush Haradinaj: Ky është një vullnet i palëve, është një vullnet i lirë dhe një marrëveshje politike me objektiva të qarta qeverisëse për vitet që vijnë. Besoj që jo vetëm që është i qëndrueshëm por, garanton edhe gjithë përkrahjen politike për një Qeveri që është vepruese, për një logjikë qeverisëse që është e re në vend, për një fillim të ri.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë nëse nuk arrihen numrat?
Ramush Haradinaj: Qytetarët vendosin, sovrani vendos. Ne jemi në punë, që vërtetë përkrahja me qenë e tillë, që Qeveria e Kosovës me qenë vepruese./a.ç

Next Post
‘Një dolli për holandezin’, Basha i përgjigjet Ramës: Leri dollitë, se nuk ka asgjë për të festuar

'Një dolli për holandezin', Basha i përgjigjet Ramës: Leri dollitë, se nuk ka asgjë për të festuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

February 13, 2026
 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

February 13, 2026
“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut

February 13, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

“E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!”, punonjësi i spitalit në Lushnjë rreh mjekun

February 13, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Manchester për vrasje, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

February 13, 2026
“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

“Shqipëria në nivelin më të lartë të vendimmarrjes globale”, Balla ndan detaje nga takimi me Grenell në Mynih

February 13, 2026
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In