Haradinaj-deputetëve: Po lini pa viza qytetarët! A nuk ju vjen turp?

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të enjten në një konferencë për media tha se ajo çfarë duan është që deri të mërkurën të përfundojë çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Por sërish është tensionuar situata në Kuvend. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një adresim para deputetëve tha se Projektligji që ka ardhur para deputetëve e ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit të gushtit të 2015.

“Asnjë germë nuk i hiqet ligjit. Ku po ju dhemb. Nëse kthehet guri atje, e keni problem. Komisioni e ka prodhuar një raport, pse po ju dhemb o burra. Asnjë germë nuk i hiqet këtij ligji. Lërini pa viza dhe pa liberalizim qytetarët. Turp të keni”, tha Haradinaj, duke aluduar se do ta përkrahin demarkacionin vetëm nëse në të përfshihet edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, me gjetjet e reja.

Kreu i ekzekutivit u zotua se sa të jetë ai aty, raporti i Bulliqit nuk do të hiqet nga votimi.

Pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Haradinaj ka reaguar shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti duke thënë se dihet kush është tradhtar e kush patriot.

“…Kush është patriot e tradhtar dihet. Që tri vite është zgjatur kjo çështje. E lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur t’i drejtohet 27 deputetëve, që janë më e madhe se partia e tij”, tha Hoti.

Një ditë më parë seanca dështoi të mbahet në mungesë të votave të mjaftueshme për ta miratuar marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi./a.ç

 

 

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com