• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e tunelit të Skërficës/ Kumbaro: Shtëpitë në Tepelenë e në Gjirokastër janë me pamje nga deti. Balluku: U realizua në dy vjet

by Java News
02/07/2022 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U hap sot për qarkullim rruga më e re në Shqipëri, Kardhiq-Delvinë dhe tuneli i Skërficës, duke shënuar realizimin e një prej rrugëve më strategjike për zhvillimin e turizmit në bregdetin e Jugut, e cila shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës, duke rritur sigurinë rrugore, si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare

Vepra e shumëpritur prej banorëve të zonës dhe jo vetëm, si dhe e premtuar për dekada me radhë, është e hapur, për të lehtësuar ndjeshëm komunikimin e automjeteve, sidomos tashmë që sezoni veror, ka shtuar dukshëm fluksin e tyre.

Përfundimi i rrugës së re Kardhiq – Delvinë me gjatësi 33 kilometra u shndërrua sot në një festë të vërtetë për banorët nga të dy anët e rrugës, ku u zhvilluan një sërë aktivitetesh promovuese, siç ishin panairet me produkte kulinarie të zonave perreth, Festivali i Riteve, ekspozita me foto nga vendet më të bukura turistike, etj.

Kryeministri Rama e nisi vizitën në rrugën e re, nga portali i tunelit, në krahun e Gjirokastrës,  së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e më pas përshkroi tunelin për të dalë në zonën e Delvinës.

Tuneli, i cili u realizua 2 muaj përpara afatit të parashikuar në kontratë, kalon në qafën e Skërficës, dhe ndodhet ndërmjet lotit 4 dhe lotit 6 të rrugës Kardhiq – Delvinë. Ky është segmenti me kushte më të vështira, si nga ana ndërtimore dhe nga kushtet gjeologjike, duke pasur parasysh terrenin ku kalon.

“Sot dorëzojmë tunelin e Skërficës. Është loti i shtatë i Kardhiq – Delvinë, një vepër e nisur në 2008 me tre lote të mbetura rrugëve të cilat u përfunduan në 2018, 10 vite pas. Më pas në 2018 kemi nisur lotët e tjera, 4, 5 dhe 6 që i dorëzuam në 2021 dhe loti që tani po kalojmë që është tuneli i Skërficës, është loti i shtatë. 1.3 kilometra tunel dhe me dy portalet hyrës, 1.3 të tjera, pra 2.6 kilometra në total.

E kemi nisur në gusht të 2020 për ta përfunduar në gusht të 2022 dhe siç premtuam ditën e hapjes e kemi përfunduar 2 muaj më parë për të qenë i gatshëm për sezonin e këtij viti. Rëndësinë e këtij aksi e kemi thënë shpesh herë. Është një nga pjesët më të rëndësishme që do të lidhë Gjirokastrën me Sarandën dhe Tepelenën. Ka qenë një moment i shumëpritur si nga bizneset e zonës ashtu dhe nga turistët.’ – detajoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ndërsa Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se ka një ndryshim shumë pozitiv të hartës turistike, ku nga rrugë me një kahje, janë shndërruar në infrastruktura lehtësuese për automjette dhe këmbësorët.

“Praktikisht është një revolucion sa i përket hartës turistike sepse itineraret deri tani kanë qenë me një kahje. Tani nga Saranda, edhe me trafikun që mund të ketë për shkak të turizmit, deri në fund të tunelit janë vetëm 20 minuta. Deri në rrugën e Kardhiqit janë dhe 10 kilometra pra dhe 5-6 minuta, çka e bën Sarandë – Gjirokastër, 35-40 minuta. Kjo do të thotë që harta turistike tanimë nuk është thjesht detare, por kemi një hartë turistike që lidh malin me detin dhe e bën atë që kemi objekti, turizmin gjatë gjithë vitit.

Nëse shikojmë flukset që vijnë nga porti i jahteve dhe trageteve në Sarandë, nëse deri vjet rrinin jo më shumë se një apo dy ditë, nga porti i Sarandës referohet që rrinë një javë. Unë besoj që kjo do të rritet sepse turistët vijnë dhe kanë një ofertë shumë më të madhe që e kapin brenda harkut të gjysmë ore nga Saranda deri në Përmet. Po të kemi parasysh lidhjen që po bëhet e Ersekës dhe Përmetit me Korçën, na krijohet një hartë apo unazë turistike që lidh detin me malësitë e Korçës. Po të shtojmë dhe investimet që janë bërë që lidhin Tepelenën me Vlorën dhe Tepelenën me Himarën, praktikisht shtëpitë në Tepelenë e në Gjirokastër janë me pamje nga deti.” – u shpreh Ministrja Kumbaro./m.j

Next Post
Përballimi i agresionit rus/ SHBA ofron 820 milionë dollarë të tjera në armatime për Ukrainën

Përballimi i agresionit rus/ SHBA ofron 820 milionë dollarë të tjera në armatime për Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In