• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e negociatave për Shqipërinë, lajme të mira në Samitin e Zagrebit

by Java News
07/01/2020 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjerimi i unionit me vendet e ballkanit perëndimor është një nga përparësitë e presidencës kroate të BE e për këtë arsye kjo cështjë u diskutua nga kryeministri Andrej Plenkovic me presidentin francez Macron, një nga kundërshtarët më të ashpër të procesit.

Kreu i Elizesë pranoi pas takimit se vendet e unionit duhet të kenë një qëndrim të unifikuar në samitin e majit.

“Procesi i zgjerimit do të marrë një fokus kryesor në samitin e Zagrebit i cili do të mbahet në muajin maj të vitit 2020. Ky takim do të jetë një moment uniteti dhe avancimi për Europën. Ne presim që të kemi përfundime konkrete për metodologjinë e re të zgjerimit të cilën e kemi propozuar me qëllimin që të mos vazhdojë më të jetë burokratike por të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate. Në ditët në vijim edhe komisioni do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkangjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare”, është shprehur Macron.

Nga ana tjetër Zagrebi zyrtar kërkon një zgjidhje përfundimtare të bllokadës franceze për hapjen e negociatave.

“Ne duam që vendet e ballkanit të reflektojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri, të ketë progres me reformat dhe kësisoj politika e zgjerimit për Shqipërinë dhe maqedoninë e veriut do të fokusohet mbi hapat konkretë të përfitimit. Sigurisht në samitin e Zagrebit do të kemi më shumë detaje mbi këtë cështje. Ndërkohë me presidentin Macron u dakordësuam që të angazhohemi më specifikisht me qytetarët për tiu shpjeguar avantazhet dhe përfitimet e projektit europian”, tha kryeministri kroat.

Plenkovic u shpreh nga Parisi se Kroacia është në pritje të një raporti nga Komisioni Evropian për disa modifikime të metodologjisë së negociatave brenda janarit, si dhe një raport mbi përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin shkurt, duke shtuar bindjen se vendet e tjera të cilat kanë rezerva do të ndryshojnë qëndrim dhe do të japin një aspekt pozitiv takimit të Zagrebit, i cili duhet të përcaktojë dinamikën e Europës së bashkuar në dekadën e ardhshme. /e.s/

Next Post
Ekzekutimi mafioz me snajper/ Kastriot Reçi është qëlluar me një plumb në zemër. Ministri Lleshaj mbërrin në Rrëshen

Ekzekutimi mafioz me snajper/ Kastriot Reçi është qëlluar me një plumb në zemër. Ministri Lleshaj mbërrin në Rrëshen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com