• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e negociatave me BE/ Kryenegociatori Zef Mazi: Anëtarësimi varet nga ritmi i punës sonë, si do procedojmë. Ja përfitimet

by Java News
22/07/2022 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, për të folur lidhur me negociatat, ishte i ftuar kryenegociatori Zef Mazi. Mazi u shpreh se hapja e negociatave ishte një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.

“Kjo është pritur prej shumë kohësh por nuk ka qenë pritje pa punë. Shqipëria nga ky moment është pjesë e tavolinës për anëtarësim të plotë. Kjo është një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.”

Mazi tha se Shqipëria ishte gati, vetëm priste një njoftim për datën.

“Nuk pati një hezitim këtë here pasi ne morëm mesazhe të qarta nga Unioni. Falë ndërhyrjeve të mëdhaja që bëri Franca, u arrit. Ne ishim gati, vetëm prisnim njoftimin për datën.”

Më tej, kryenegociatori u shpreh se për t’u bërë anëtarë të plotë të BE, varet nga ritmi i punës dhe i përgatitjes së Shqipërisë.

“Në fakt, se sa kohë do të duhet për Shqipërinë për t’u bërë anëtare e plotë e BE ka të bëj me ritmin që ne do të ecim. Shpejtësinë e këtij procesi do ta përcaktojë përgatitja jonë.

Ne kemi një grup negociator që janë në nivel të lartë që të kenë kujdes për dy aspekte themelore, llogaridhënia dhe marrja e përgjegjësisë. Kjo, është minimalja.

Nga Unioni, është dhënë një afat tentativ, praktikisht ne duhet të jemi 1 herë në dy javë në Bruksel. Do të kemi një lloj analize të saktë lidhur me këtë pasi do të duhet një armatë njerëzish që duhet të merren.”

Mazi shtoi se ndryshimi që do të vijë në Shqipëri, do të jetë i madh për shoqërinë dhe vendin.

“Sot hyrja në Union është më e vështirë se para 15 vitesh. Një tavolinë e përbashkët nuk e ka të lehtë të marrë vendime, pasi nga kryeqytete të ndryshme shihen gjërat ndryshe.

Kur Shqipëria të bëhet anëtare e gjithë shoqëria do të përfitojë, por jo vetëm ne, edhe Unioni ka përfitime. E gjithë paketa shoqërore do të ngrihet lart. Që nga lufta e dytë botërore, kjo është ngjarja më historike në vendin tone. Ndryshimi është i madh.”

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej./m.j

Next Post
Britania i dha “non gratën” e dytë Berishës, deputeti socialist: Organet e drejtësisë duhet të gjejnë fuqinë për ta marrë në dorë…!

Britania i dha "non gratën" e dytë Berishës, deputeti socialist: Organet e drejtësisë duhet të gjejnë fuqinë për ta marrë në dorë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e  Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

Kështjellë në Francë dhe 2,1 milionë euro pasuri të sekuestruara, Ermal Beqiri i akuzuar për dosjen AKSHI tenton t’i shpëtojë ekstradimit në Shqipëri

October 21, 2026
Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

October 21, 2026
Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

October 21, 2026
Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

October 21, 2026
BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin

BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin

October 21, 2026
Vrasja e vëllezërve Islamaj, lihet në burg Ngushëllim Manzi, zbardhet dëshmia e tij

Vrasja e vëllezërve Islamaj, lihet në burg Ngushëllim Manzi, zbardhet dëshmia e tij

October 21, 2026
Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

October 21, 2026
Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

October 21, 2026
Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

October 21, 2026
I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In