• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e negociatave me BE, Gjipali: Me rëndësi, përmirësimi i administratës publike dhe zbatimi i reformës në drejtësi

by S T
15/10/2024 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapja e grupkapitullit të parë në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian shënon një hap vendimtar për integrimin e vendit.

Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA (European Movement in Albania) shprehet në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, ky zhvillim tregon një përparim të rëndësishëm, pasi Shqipëria bëhet vendi i tretë në Ballkan që hap negociatat pas Malit të Zi dhe Serbisë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Bosnjën.

“Me hapjen e grupkapitullit të parë Shqipëria bëhet vend i tretë në Ballkan, mbas Malit të Zi e Serbisë, që nis bisedimet për anëtarësim, duke lënë mbrapa Maqedoninë e Veriut e cila është e bllokuar nga vetoja e Bullgarisë, si dhe Kosovën dhe Bosnjën të cilat ende janë në fazat më të hershme të procesit. Tashmë është e mundur që vendi të hapë dhe grupkapituj të tjerë në vijim. Nisja e bisedimeve kurorëzon një proces i cili ka pasur ndalesa të shumta në vitet e fundit dhe bën të mundur fokusimin e vëmendjes në reformat më të rëndësishme që vendi duhet të zbatojë”, theksoi ai.

Gjipali nënvizon se, hapja e këtij grupkapitulli përfshin reformat themelore, të cilat janë thelbësore për përparimin e mëtejshëm të negociatave dhe përcaktimin e ritmit të tyre.

Kjo nënkupton që reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe përmirësimi i administratës publike janë fusha kritike që kërkojnë vëmendje të veçantë.

Gjipali thekson se, duke qenë se administrata publike është ajo që do të zbatojë reformat, përmirësimi i saj është thelbësor për arritjen e objektivave të anëtarësimit.

“Sfidat kryesore nuk janë të reja për vendin tone, por janë kërkesa që në vazhdimësi BE na ka drejtuar. Më të rëndësishmet në këtë fazë të procesit janë: zbatimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi, duke prodhuar rezultate konkrete; reforma në administratën publike, pasi është kjo administrate e cila do te çoj përpara reformat ne procesin e integrimit; thellimi i luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar; prokurimi i fondeve publike i mbështetur në transparencë e konkurrencë të drejtë, etj”, thotë ai.

Gjithashtu, ai shpjegon se një tjetër sfidë kryesore është zbatimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi, që duhet të prodhojë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme.

Shqipëria duhet të sigurojë që të përmbushë kërkesat e BE-së në këto fusha, të cilat janë të njohura për vendin, por që kërkojnë angazhim të vazhdueshëm për të sjellë ndryshime reale dhe të prekshme.

Gjipali vëren se konferenca ndërqeveritare më 15 tetor në Luksemburg, që do të nisë formalisht negociatat, është një hap kyç.

Ajo do të ndihmojë në përshpejtimin e negociatave dhe do të sjellë një intensifikim të monitorimit të reformave nga ana e BE-së.

Në këtë fazë, Shqipëria pritet të përqendrohet më shumë në reformat strukturore dhe institucionale për të përmbushur standardet evropiane.

Sipas tij, nëse Shqipëria tregon përparim të vazhdueshëm, ka gjasa që në një kohë relativisht të afërt të hapen edhe kapituj të tjerë, si ai për tregtinë.

Ky progres do të jetë rezultat i një angazhimi të përbashkët të administratës publike, politikës, dhe shoqërisë civile për të përmbushur detyrimet që vijnë me anëtarësimin në BE.

“Me nisjen e negociatave procesi do të intensifikohet edhe më shumë, dhe do të kërkohet një angazhim shumë i madh i administratës publike për të ndërmarrë e zbatuar reformat e kërkuara, po gjithashtu dhe politikës, grupeve të interesit e shoqërisë civile. Monitorimi i këtyre reformave nga BE, gjithashtu do të jetë më intensiv dhe i vazhdueshëm. Nëse ecuria e reformave do të vazhdojë me ritmet e viteve të fundit, është e mundur që shumë shpejt të hapet dhe Grup kapitulli i dytë, që ka të bëjë me tregtinë. Nisja e negociatave do të ndikojë pozitivisht dhe tek administrata publike e cila do të merret tashmë me thelbin e procesit dhe anëtarësimi në BE do të jetë pjesë e punës së tyre të përditshme”, shprehet Gjipali për ATSH-në.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper II) ka miratuar një qëndrim të përbashkët të BE-së duke hapur grupin e parë të negociatave me Shqipërinë, duke lejuar kështu mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 tetor 2024 në Luksemburg.

Shqipëria do të jetë e para ndër vendet kandidate që do të hapë negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, e cila do të jetë një moment kyç për vendin e Ballkanit Perëndimor.

Grupi i parë i kapitujve mbulon reformat themelore, duke i hapur rrugën fillimit të negociatave për grupe të tjera. Progresi në këto reforma do të përcaktojë gjithashtu ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Next Post
Pezullim i dënimit me burg, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Ervin Salianjit

Pezullim i dënimit me burg, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Ervin Salianjit

TË FUNDIT

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In