• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e dyerve të BE, vendim historik për Shqipërinë

by Rexhep Qosja
30/06/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rexhep Qosja

Dita e 26 qershorit ishte një ditë e rëndësishme për qeverinë shqiptare, për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar në përgjithësi. Këtë ditë shqiptarët morën premtimin se dyert e Bashkimit Evropian do të hapen për Shqipërinë: në vitin 2019 do të fillojnë bisedimet për integrimin e Shqipërisë në këtë Bashkim që u ka sjellë premtime historike popujve evropianë.

Rruga e Shqipërisë deri te kjo e arritur historike nuk ishte e lehtë. Dhe nuk ishte e lehtë pse duhej bërë ndryshime, duhej bërë reforma në një varg fushash të jetës politike, shoqërore,  shtetërore e të tjera, që s’ishin menduar më parë, por edhe pse duhej mënjanuar pengesat që qeverisë shqiptare i bëheshin prej disa forcash politike bashkatdhetare.

Vonesat e njohura politike duhej tejkaluar me nxitime që të shpeshtën e herëve nuk pranohen lehtë prej shkaktarëve të tyre.

Kërkesat evropiane duhej përmbushur jo vetëm me programe, por në të njëjtën kohë edhe me vlera, me sjellje, me mendimet, me standarde evropiane në jetën e përditshme shoqërore, politike, arsimore, kulturore e të tjera të shqiptarëve.

Dhe, kështu qeveria shqiptare në krye me Edi Ramën bënte përpjekjet më të frytshme të njëkohshme: për ta çuar Shqipërinë në Evropë dhe për të sjellë Evropën në Shqipëri.

Mund të konsiderohet e arritur e qeverisë shqiptare dhe e Shqipërisë edhe kjo e dhënë: më shumë se asnjëherë në historinë shqiptare sot është shtuar numri i miqve evropianë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe, kjo u pa edhe më 26 qershor.

E uroj Shqipërinë për këtë fitore të madhe politike e diplomatike, që përmban idealin e popullit shqiptar për të qenë edhe me kuptimet e me vlerat jetësore aty ku e ka caktuar gjeografia: në Evropë e me Evropën./Gsh.al

Next Post
Betohet Spartak Braho, rikthehet në Kuvend pasi mori mandatin e Tahirit

"Makinat me miliona euro", Braho: Basha dekonspiroi operacionin, prokuroria të veprojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com