• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hapja e dosjeve, Kuvendi “nuk dëgjon” OSBE për çertifikatat e sigurisë

by
03/08/2015 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë mesa duket ka shpërfillur një rekomandim të OSBE mbi dokumentacionin që duhet të dorëzojnë kandidatët që konkurojnë për një nga 4 vendet e Autoritetit për hapjen e dosjeve të periudhës së ish-sigurimit të shtetit.

Nga ana e saj, OSBE rekomandoi që certifikata e sigurisë, një prej dokumenteve që kërkohet për t’u dorëzuar nga kandidatët në administratën e Kuvendit të mos jetë pjesë e dokumentacionit fillestar që duhet plotësuar nga të interesuarit, por ajo të paraqitet nga kandidatët fitues, pas votimit në Kuvend të tyre.

Sipas sugjerimeve që jep kjo Organizatë, njoftimi shkon përtej kërkesave të ligjit, madje mund të sprapsë shumë kandidatë për shkak se nuk është e thjeshtë për tu pajisur me këtë certifikatë.

Njoftimi i Kuvendit

Në bazë të ligjit  nr.45/2015, datë 30.04.2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, krijohet organi i emërtuar: “Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Në mbështetje të nenit 8, pika 1, gërmat ‘a’ ’c’ ‘ç’, si dhe nenit 9, të ligjit  nr. 45/2015 “Për informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”:

Ftohet çdo shtetas që plotëson kriteret e nenit 9 të ligjit nr. 45/2015 “Për informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, për të marrë pjesë në procedurën e hapur publike, për vendet vakante të “Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit”.

Neni 9 :

Kushtet për t’u zgjedhur anëtar

1. Anëtar i Autoritetit mund të zgjidhet personi që:
a) ka shtetësi shqiptare;
b) ka zotësi të plotë për të vepruar;
c) ka mbaruar arsimin e lartë, me Diplomë “Master shkencor”, ose tituj të ekuivalentuar me të;
ç) gëzon integritet të lartë moral, figurë të pastër etiko-morale dhe është i shquar për përgatitje të lartë profesionale;
d) ka jo më pak se 10 vjet përvojë në ushtrimin e profesionit;
dh) nuk ka qenë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
e) nuk është anëtar në parti politike;
ë) në periudhën e përcaktuar në nenin 2, të këtij ligji, nuk ka qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike, të posaçme;
f) nuk ka konflikt interesi me detyrën;
g) plotëson kushtet, kriteret dhe pajiset me certifikatë sigurie, sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar.

2. Çdo kandidat për anëtar, përpara emërimit të tij, nënshkruan një deklaratë për mosmbajtjen prej tij të asnjë prej detyrave apo cilësive të përcaktuara në shkronjën “ë”, të pikës 1, të këtij neni.

3. Qenia anëtar i Autoritetit është e papajtueshme me çdo detyrë tjetër shtetërore apo private.

Duke pasur parasysh specifiken e punës së këtij autoriteti, inkurajohen të gjithë ata kandidatë që kanë eksperiencë në fushën e arkivave, historisë, sigurisë kombëtare dhe që kanë njohuri të dokumentuara mbi punën dhe metodat e ndjekura nga ish – Sigurimi i Shtetit. Kriteri i përvojës në këto fusha nuk përbën kusht të detyrueshëm ligjor në kuptim të kërkesave të parashikuara në nenin 9 të ligjit.

Dokumentet dhe afati i paraqitjes së tyre bëhet brenda 30 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:

• Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur
• CV-në
• Librezë e punës.
• Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë, diplomë “Master shkencor” ose tituj të ekuivalentuar me të.
• Vertetim të gjëndjes gjyqësore që nuk ka qënë i dënuar penalisht.
• Deklaratë që kandidati nuk është anëtar i partive politike.
• Deklaratë që kandidati nuk është në konflikt interesi.
• Deklaratë që kandidati nuk ka mbajtur asnjë prej detyrave apo cilësive, të përcaktuara në nenin 9, pika 1, gërma ‘ë’ e ligjit nr 45/2015 datë 30.04.2015 “Për informimin mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Sqarim: Çertifikata e sigurisë sipas legjilacionit në fuqi, kërkesë e detyrueshme e nenit 9, pika 1, germa ‘g’ e ligjit nr 45/2015, paraqitet zyrtarisht në Sekretarinë e Kuvendit nga kandidati/ët që do të gëzojnë/në mbështetjen e jo me pak se 28 deputetëve. Çertifikata e sigurisë paraqitet të paktën një javë para shqyrtimit të kandidaturës së tij/saj në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Next Post

Ja si komunikon mafia siçiljane, ka lidhje dhe në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

February 18, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

“Specialja, monstër e dalë jashtë kontrollit”/ Politologu: Serbia po tenton të pastrojë gjenocidin në Kosovë përmes gjyqit të katërshes së UÇK-së

February 18, 2026
Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

February 18, 2026
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

February 18, 2026
“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

February 18, 2026
“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In