• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja si komunikon mafia siçiljane, ka lidhje dhe në Shqipëri

by
03/08/2015 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja si komunikon mafia siçiljane, ka lidhje dhe në Shqipëri

Mediat italiane kanë zbardhur një pjesë të mirë të bisedave të një nga bosët e mafias në Itali, i cili ndodhet në arrati prej vitit 1993, ndërsa ai komunikonte me kriminelët e tjerë duke përdorur një kod të ndërtuar mbi bazën e detajeve të deleve.

Pas përgjimeve policia italiane arrestoi gjatë një operacioni blic 11 persona, që thuhet se janë të lidhur me kokën e mafias siciliane, më të kërkuarin, Matteo Messina Denaro. Ata thanë se Denaro ka komunikuar me bashkëpunëtorët e tij, duke përdorur copa letre të cilat liheshin në një fermë në Sicilinë perëndimore.

Në mesazhet telefonike që përdoreshin për të njoftuar njerëzit i referoheshin shpesh deleve, tha policia. Zyrtarët nuk besojnë se kriminelët e dyshuar ishin duke diskutuar me të vërtetë rreth çështjeve bujqësore. “Delet duhen qethur”, “Gërshërë të mëdha duhen mprehur” dhe “bari është gati”, ishin ndër mesazhet e shkëmbyera mes mafias, tha policia. Në një tjetër mesazh thuhej: “Kam vënë djathë, gjizë mënjanë, do vish më vonë?” La Stampa tha se personat e arrestuar ishin filmuar nga policia gjatë disa muajve. La Repubblica tha se kamerat ishin instaluar në pemë për të filmuar. Tre prej të arrestuarve ishin mbi 70 vjeç. Denaro, kapoja i bandës mafioze ka qenë në arrati që nga viti 1993 dhe shihet si pasardhës i dy kumbarëve mafiozë tashmë në burg.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi vlerësoi hetuesit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, duke shtuar: “Italia është e bashkuar kundër Krimit të Organizuar”. Autoritetet italiane dyshojnë se klani i tij i ishte shtrirë me veprimtari kriminale edhe me Australinë, dhe në Ballkan, duke përfshirë Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi

Next Post

Si të parandaloni rënien e gjoksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

July 16, 2026
Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

July 16, 2026
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Deklarata e ministres serbe për shqiptarët, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

July 16, 2026
Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

July 16, 2026
Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

July 16, 2026
Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

July 16, 2026
Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

July 16, 2026
Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

July 16, 2026
Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

July 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Korrik 2026

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In