• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapja e dosjes së Musine Kokalarit, Kumbaro: Gruaja simbol e rezistencës

by A R
26/01/2017 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nëntor  të 2016-ës, gjatë një aktiviteti të mbajtur në Gjirokastër me temë “Musine Muza Ime” Ministrja Kumbaro duke shprehur hapur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës për projektin e vlerësimit të figurës së Musine Kokalarit, u angazhua për një kalendar konkret në 100 vjetorin e lindjes së simbolit të qëndresës, intelektuales gjirokastrite dënuar me burg e me internim nga regjimi komunist.

Në një postim të saj në Facebook, ministrja Kumbaro njofton se ky kalendar fillon pikërisht me nisjen e procedurës për hapjen e dosjes së ish-Sigurimit për Musine Kokalarit, si një ftesë për të zbuluar deri në fund të keqen dhe për të mos harruar kurrë.

“Me besim të fortë në punën e pasionin e Gentiana Sules, e përshëndes dhe mbështes punën e Autoritetit për Informimin mbi ish-Dokumentet e Sigurimit të Shtetit në ruajtjen e kujtesës dhe studimit të historisë së hidhur të regjimit komunist.

Nuk mund të bënim zgjedhje më të mirë se ta fillonim këtë punë me dosjen e një figure të veçantë e frymëzuese si Musine Kokalari, gruaja simbol e rezistencës dhe intelektualja mendjehapur në kohët e mbyllura, të cilën së shpejti do ta kemi në qendër të vëmendjes në ditën e 100 vjetorit të lindjes.

Mirënjohje familjes Kokalari për bashkëpunimin dhe besimin!”, shkruan Kumbaro.

Ditën e djeshme Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, deklaroi se  dosja e parë që do të hapet është ajo e Musine Kokalarit

Më 10 shkurt, dita që përkon me 100 vjetorin e lindjes së Musines, Ministria e Kulturës ka parashikuar një kalendar të ngjeshur për ta nderuar ashtu siç duhet emblemën e disidencës shqiptare.

E konsideruar si kundërshtare e regjimit komunist, Musineja u dënua me 20 vjet burg dhe më pas u internua për 22 të tjerë në Rrëshen, ku vdiq në vitin 1983, nga kanceri. Edhe pse e sëmurë rëndë Musineja nuk e humbi forcën e saj të jashtëzakonshme me të cilën qëndroi përballë një regjimi gjakësor deri në çastet e fundit të jetës. Për shëndetin tim nuk i drejtohem kujt, aq më pak atij që kishte në dorë të më lehtësonte dënimin”, shkruante Musineja vetëm pak kohë para se të vdiste./a.m.

Next Post

Pensionet/ Rriten shanset për shqiptarët që duan t’u njihen vitet e punës në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In