• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet/ Rriten shanset për shqiptarët që duan t’u njihen vitet e punës në Itali

by Java News
26/01/2017 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit kanë mundësinë që t’u njihen vitet e punës, në mënyrë që të përfitojnë pension. Qeveria shqiptare ka arritur të realizojë marrëveshje me disa vende, dhe është në përpjekje për të ecur më tej, edhe me vende të tjera.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka folur për ecurinë e deritanishme, si dhe bisedimet e bëra në këtë drejtim me Italinë dhe Greqinë, dy vende ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.

Sakaq, ministri Klosi ka folur për praktikën dhe punësimin e të rinjve në administratë. Klosi u shpreh se këtë vit ka pasur kërkesa më të shumta nga të rinjtë, ndërsa këta të fundit duhet të orientohen nga tregu i punës. Ministri tha gjithashtu se një vit më parë ishin 2000 të rinj që zhvilluan praktikën në administratën shtetërore, nga të cilët 200 fituan kontratën 1-vjeçare të punës.

“Gjatë 3 muajve të verës më të mirët përfituan një kontratë pune në administratë. Këtë vit kishim 2 mijë praktikantë, ndërsa 1 mijë aplikantë ishin nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare, nga të cilët 200 fituan kontratën 1-vjeçare të punës. Sa i përket kritereve të përzgjedhjes, kryesorja ka qenë performanca e tyre gjatë 3 muajve të praktikës gjatë verës. Ky proces ka disa të mira, pasi të rinjtë njihen me administratën dhe kanë mundësi të mira për punësim, jo vetëm në administratë, por edhe në biznese të tjera. Kjo njihet dhe si kohë punë për shërbimin civil. Kemi shumë kërkesa për të filluar punë në administratë, dhe shumica nuk dinë si ta fitojnë këtë vend pune. Në provimet e administratës publike, për t’u bërë nëpunës civilë duhet të kesh eksperiencë. Disa konkurruan dhe për në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, ku kishim 5 vende vakante dhe fituan 3 prej tyre. Në aktivitetin e sotëm ne kishim 15 kompani të cilat pranuan se nga ky grup i përzgjedhjes për punësimin e të rinjve të kishim më shumë hapësira”, tha ministri Klosi.

Ndërkohë i pyetur për rolin dhe qasjen e kompanive të ndryshme për punësimin e të rinjve, Klosi u shpreh se ka të rinj për punë, por ata janë të papërgatitur dhe kompanitë e ndryshme nuk mund të marrin dhe të trajnojnë të rinjtë për efekt të kohës, prandaj praktika në administratën shtetërore është një mundësi e mirë.

“Shumë debate dhe diskutime ka në lidhje me këtë çështje. Ne mendojmë se kemi të rinj për treg pune, por i kemi të papërgatitur. Dhe kompanitë e ndryshme që kanë vende vakante nga kjo druhen, sepse nuk ka të rinj të kualifikuar. Pra bankat nuk kanë mundësi të marrin dhe të trajnojnë të rinjtë”

Synohet kualifikimi i mëtejshëm i administatës? Jemi një administratë që duhet të fillojmë të përgatitemi për anëtarësimin në BE. Kërkesa jonë për më shumë arsimim sipas kërkesave të tregut të punës, është qartazi një kërkesë që kërkon të ruajë ca raporte me rëndësi në ditët e sotme.

Ka patur favorizim për të rinjtë që kanë përfunduar studimet jashtë?
Ka patur, po nuk është se kemi patur shumë raste të kthimit pas. Shpesh shtrohet pyetja: pse të vijnë të punojnë në Shqipëri, ku paguhet shumë pak. Dhe kjo ndikon jo pak. Ndaj kërkohen paga më të lartë. Padyshim që duhet orientim sipas tregut të punës. Bota ka ndryshuar, arsimimi ka ndryshuar. Është me rëndësi fokusimi tek arsimimi profesional. Edhe në tregun tonë të arsimit, ku duket se ka një orientim të paqartë ndaj kërkesave të tregut të punës, ka probleme për nxënësit. Duhet padyshim orientim, në mënyrë që të ketë cilësi. Ne na duhet qartazi të shohim orientimin nga tregu i punës.

Sa i takon marrëveshjeve me vendet e tjera për njohjen e pensioneve, ka interes nga publiku. Si ka qenë ecuria?
Në duam të mbyllim këto marrëveshje me të gjitha vendet e BE. Mendojmë se do ecim mirë në Francë, Angli, jemi gati të firmosim edhe me Kanadanë brenda muajit mars. Do të realizojmë edhe me Kosovën.

Interesi është më i madh me Greqinë e Italinë ku ka më shumë emigrantë shqiptarë. Kur do përmbyllet ky proces me këto vende?
E njohim problematikën. Kemi bërë bisedime. Administrata italiane po llogarit sesa është efekti financiar për ta. Ky nuk është një debat thjesht ekonomik, por është më shumë politik. Njohja e viteve të punës, bën që qytetarët shqiptarë të përfitojnë vitet e punës si në Shqipëri, ashtu edhe në vendin ku kanë emigruar. Me Italinë shpresonim shumë ta kishim arritur këtë gjë në këtë mandatin tonë të parë qeverisës. Shpresojmë që në muajt në vazhdim t’i japim rrugë hapave të parë. Së shpejti do të përmbyllim me Kanadanë.

ma.me

 

Next Post
44 gra dhe 27 fëmijë kosovarë në frontet e luftës në Siri

44 gra dhe 27 fëmijë kosovarë në frontet e luftës në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

July 21, 2026
Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

July 21, 2026
Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

July 21, 2026
Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

July 21, 2026
Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

July 21, 2026
Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

July 21, 2026
Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

July 21, 2026
Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

July 21, 2026
Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

July 21, 2026
3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In