
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Genc Pollo foli edhe për procesin e hapjes që ka nisur brenda Partisë Demokratike. Ai tha se ka nisur një proces i vlefshëm dhe që shkon në drejtimin e duhur.
Ajo që po bën PD është së po i jep mjetin anëtarësisë për tëeleminuar kandidatin më pak të mirë. Ky votim do bëhet në shtator. Uroj që edhe partitë e tjera kur t’i vijë momenti të aplikojnë metoda të tilla.”- theksoi ai
Ndërsa në lidhje me afrimin në PD, të atyre që e kanë kritikuar Bashën, Pollo u shpreh: “Në fillim të çdo gjëje qëndron vullneti, jo fjala.Është krijuar përshtypja nga disa deklarime së më e rëndësishme është të shash sa të mundësh Lulzim Bashën se sa të sjellësh një ndryshim pozitiv që e pengon qeveria e Ramës. Nësë ky moment është kapërcyer dhe ekziston vullneti të pranohet PD më organet lëgjitime të saj dhe në këtë kuadër të tentohet bashkëpunim, tëtentohet afrim atëherë kemi premisën për ta bërë. Unë mund të kem mendimin tim dhe nuk lipset të më pyesni mua, pyesni figurat që janë drejt këtij kursi”,- u shpreh Pollo.











