Deputetja demokrate Dhurata Çupi, nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar zëvendëskryeministres Belinda Balluku duke i thënë se puna për tunelin e Murrizit është pezulluar, e duke i kërkuar transparencë. Ajo i tha se qarku i Dibrës është më i varfri në vend, e kjo sipas saj për shkak të politikave të qeverisë.
Balluku iu përgjigj duke i thënë se tuneli i Murrizit pritet të mbyllet deri në dhjetor të 2024, teksa sqaroi se ka një raport që tregon se puna 2është ndërprerë për shkak të problemeve gjeologjike që janë hasur. Ajo shtoi nga ana tjetër se për dy muaj do të hapet tuneli i Llogorasë, 6 muaj para afatit të caktuar më parë.
Balluku i tha Çupit se do ishte e lumtur nëse do të vinte që të vizitonte punimet në Murriz, si dhe Dibrën, për të kuptuar se njerëzit aty po kthehen dhe po shndërrojnë shtëpitë e tyre në bujtina.
Për dy muaj do të dorëzojmë tunelin e Llogorasë, 6 muaj para afatit. Pra vetëm problemi gjeologjik është arsyeja që e vonojmë tunelin e Murrizit.
Çupi: Ajo që mua me vjen keq është që ne këtu në sallë bëjmë replika, ndërkohë që Dibra është e varfër. Është qarku më i varfër për shkak të politikave tuaja.
Balluku: Njerëzit po kthehen, jo të ikur. Po kthehen për të kthyer kullat dhe shtëpitë e tyre në agroturizëm. Dil pak më shpesh nga zona dhe shiko si po ndryshon. Nëse dibranët na e njohin ose jo punën, duket qartë nga votat e 14 majit të 2023./m.j