• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet “Sport Zone”, Veliaj: Më shumë zona pedonale për të rinjtë

by A R
06/08/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SportZone është hapësira më e re sportive në Tiranë, kushtuar të apasionuarve pas lojërave të ndryshme dhe aktivitetit fizik. Prej disa javësh sheshi “Nënë Tereza” është kthyer në një hapësirë të mirëfilltë sportive, por që pas finaleve të Euro 2016, kjo zonë i kushtohet plotësisht sportit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte dje në mbrëmje i pranishëm në hapjen SportZone, vendit ku tashmë qytetarët e Tiranës mund të argëtohen me aktivitete të ndryshme, të cilat synojnë kryesisht fëmijët dhe të rinjtë, me fusha basketbolli, tenisi, kalçeto, volejbolli etj.

“E kemi shndërruar hapësirën te sheshi “Nënë Tereza”, nga një FanZone, pra një zonë tifozerie ku shihnim futboll, në një SportZone, ku të gjithë qytetarët e Tiranës ftohen të merren me aktivitete sportive”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku tha se kjo është një mënyrë se si Bashkia e Tiranës, në pamundësi për të sjellë detin në qytet, organizon aktivitete në rërë, të cilat i shohim vetëm nëpër plazhe. “Për ata që ndoshta i kanë mbaruar pushimet apo s’kanë pasur kohë të shkëputen për pushime, ose për ata që po kthehen nga deti dhe duan që pushimet të zgjasin edhe pak, kjo është hapësira më fantastike e qytetit, që do të na bëjë bashkë gjatë javëve të fundit të verës, por sigurisht edhe në fillim të vitit shkollor e deri në vjeshtë”, tha Veliaj.

Ai sqaroi se në këtë hapësirë do të ketë edhe disa aktivitete që synojnë familjet, ku mund të shikohet kinema, teatër apo luhet muzikë. Veliaj shtoi se një hapësirë e vogël është kushtuar për panairet e luleve, të akulloreve dhe shumë gjërave të tjera. “Jemi një qytet i cili ka nevojë të kthehet ndaj sportit dhe kulturës. Nga një qytet që ka pasur reputacion për bastet dhe kazinotë, sporti dhe kultura janë dy pasione shumë herë më të rëndësishme dhe të shëndetshme. Qyteti del më i mirë nëse fokusohemi në aktivitete sportive të shëndetshme”, tha ai. Sipas tij, Tirana ka marrë një hov të jashtëzakonshëm për sa i takon aktiviteteve me bazë angazhimin fizik. “Këtë kemi bërë me këndet e lodrave, me minikampionatet, por tani duam që këto aktivitete t’i kthejmë në diçka që ndodhin rregullisht”, theksoi Veliaj.

Në këtë hapësirë do të luhen edhe kampionate ndërkombëtare, si Ballkaniada e Volejbollit, e cila pritet të mbahet në Tiranë. “Më vjen mirë që kjo shkon me filozofinë e Bashkisë së Tiranës, për të kthyer sa më shumë hapësira në zona pedonale. Sot është shumë e vështirë që të gjesh dikë që ankohet pse sheshi “Nënë Tereza” iu është kthyer këmbësorëve sepse më parë nuk ka pasur ndonjë dobi, qoftë edhe për makinat që i vinin rrotull”, u shpreh Veliaj. Kthimi i sheshit “Nënë Tereza” në një hapësirë sportive përkon me të njëjtën përudhë të nisjes së punimeve për transformimin e një tjetër sheshi të rëndësishëm të Tiranës. “Fillimi i SportZone përkon me fillimin e punimeve të sheshit “Skënderbej”, ku ajo që shohim këtu as nuk krahasohet me mrekullinë që do të shohim në sheshin në qendër të qytetit, ku i gjithi do të jetë pedonal, me punime nga më cilësoret, për të pasur realisht një hapësirë ku Shqipëria të ndihet si një familje e madhe në qendër të Tiranës”, përfundoi Veliaj.

Hapësira në sheshin “Nënë Terza” quhet SportZone sepse do promovojë sportin masiv, duke nisur nga mini-kalçeto, volejboll, beach-volley, tenis, basketboll, handball dhe sporte të tjera. Ndërkohë, aty është veçuar edhe një hapësirë për biznesin vendas, sidomos për artizanatin, zejtarinë, për bizneset e verës, që tregtojnë ëmbëlsira, akullore dhe pije të freskëta. Bashkia e Tiranës ka përcaktuar një kalendar të ngjeshur të aktiviteteve për këtë hapësirë sportive dhe të gjithë të rinjtë mund të bashkohen dhe të jenë pjesë e tyre, pa pagesë.

Next Post

Sportistët që kanë bërë historinë në Lojërat Olimpike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In