• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet shkollë shqipe në Luksemburg

by A R
16/01/2017 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Luksemburg do të çelet në 21 janar 2017 Shkolla e parë Shqipe. Në një intervistë dhënë për ATSH-në, Bashkim Hazizaj, themelues i shoqatës “ILIRI” në Luksemburg dhe një prej nismëtarëve të shkollës shqipe, tregon se përpjekjet për të realizuar këtë nismë kanë filluar me emigracionin e shqiptarëve jashtë vendit.

Ai tregon se në 100- vjetorin e parë të shkollës shqipe (që nga shkolla e parë shqipe në Korçë), ëndrra e rilindasve është bërë realitet, pasi gjuha shqipe tashmë mësohet në shumë vende të botës ku jetojnë e punojnë shqiptarë, tanimë edhe në Luksemburg.

Por, si lindi nisma për hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Luksemburg?

Në të majtë të fotos, Bashkim Hazizaj (nismetar i shkolles se pare shqipe në Luksemburg)
Në të majtë të fotos, Bashkim Hazizaj (nismetar i shkolles se pare shqipe në Luksemburg)

“Pas viteve 1999-2000, shumë shoqata që kishin si objektiv ndihmën e rezistencës së popullit shqiptar në ish Jugosllavi u gjendën pa objektiv madhor, lufta mbaroi. Kështu doli një situatë e re, ku filloi edhe riorganizimi i shoqatave dhe ojektivave të tyre. Në këto momente u krijua shoqata “Shqiponjat”- Les Aigles, që më vonë në 2006 mori emrin “ILIRI Asbl” Shoqata e Shqiptarëve dhe miqtë e tyre në Luksemburg”.  Si qëllim kryesor u vendos ruajtja dhe përhapja e kulturës shqiptare në Luksemburg, Francë, Gjermani dhe Belgjikë”, tha Hazizaj.

“Si fillim u krijua grupi i këngëve dhe valleve “Shqiponjat”. U vendosën kontaktet me përfaqësitë e ambasadës shqiptare në Beneluks, ambasadën e Maqedonisë si dhe me ambasadën e Kosovës në Beneluks. Komuniteti shqiptar në Luksemburg funksionon i bashkuar dhe gjithmonë flet me një zë të vetëm për çështjet madhore . Një nga objektivat kryesore ishte hapja e shkollës shqipe”, tha ai.

Më tej, Hazizaj vuri në dukje se “nismës së shoqatës ILIRI për hapjen e shkollës shqipe në Luksemburg iu bashkua edhe Shoqata GALA dhe një grup i shoqërisë civile. Në shtator 2016, komuniteti pati takim me Ambasadën e Shqipërisë në Beneluks, një takim i tillë ishte zhvilluar edhe me ambasadën e Kosovës në fund të 2015, që shërbyen si takime vendimtare për hapjen e shkollës. Kështu u krijua grupi nismëtar me pjesëmarrjen e shoqatës ILIRI (me drejtues Bashkim Hazizaj), Artan Vigani (shoqata GALA), Zamira Poda (shoqëria civile) dhe më vonë këtij grupi iu bashkuan edhe mësueset Fatmira Hoxha Çoka, Saranda Syla Kokalla.

Sipas tij, pas një pune sistematike disa mujorshe, takime me prindërit e fëmijëve, konsultime me ministren e Arsimit në Tiranë si dhe konsultimin me ambasadat tona, konsullat dhanë dy librat e parë që do të shërbejnë si baza kryesore didaktike. Më pas u kontaktuan edhe shoqatat e tjera në diasporë për përvojën e tyre rreth këtij procesi, si dhe komunitetet e tjera në Luksemburg, sidomos ato portugeze dhe italiane,  që për Hazizaj, janë dy komunitetet më të mëdha pasi përbëjnë 30% të banorëve të Luksemburgut.

Gjatë intervistës, Hazizaj pohon se komuniteti shqiptar e ka pritur hapjen e shkollës shqipe me shumë gëzim, ku vetëm në javën e parë të janarit u regjistruan 15 fëmijë.  Mësimi i gjuhës shqipe do të fillojë në datën 21 janar, ndërkohë që në Dukatin e madh të Luksemburgut jetojnë rreth 5000 shqiptarë.

Shumica e tyre janë vendosur gjatë harkut kohor 1965-1990, dhe janë nga ish Jugosllavia, Kosova, Presheva Medvegja e Bujanovci,  ish Republika federative e Maqedonisë dhe Mali i Zi. 20 familjet e para shqiptare erdhën nga Shqipëria nëpërmjet Italisë, pas eksodit të vitit 1990.

Shoqata “Iliri Asbl”, që drejtohet nga Bashkim Hazizaj (prej 17 vitesh jeton në Luksemburg me familjen) ruan lidhjet me atdheun, si dhe bën të mundur ndërmjetësimin pranë strukturave shtetërore të Luksemburgut dhe komunikimin me përfaqësitë diplomatike të vendeve të origjinës. Anëtarësia e shoqatës “Iliri” përbëhet prej shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonia, Mali Zi dhe nga Presheva Medvegja e Bujanovci./a.m.

Next Post
Sot është dita më stresuese e vitit…Misteret e “Hënës blu”

Sot është dita më stresuese e vitit...Misteret e "Hënës blu"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Zhurma e Gërdecit dëgjohet akoma”, deklarata e fortë e Beqirit: Mediu e ka pritur 23 herë në zyrë Shkëlzen Berishën

March 16, 2026

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In