• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hapet Samiti i CEO-ve të APEC 2026, presidenti Xi: Të ecim përpara dhe të bashkuar!

by A. Q
18/11/2026 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën paradite, u hap samiti i CEO-ve të APEC 2026, në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave Qianhai në Shenzhen, ku presidenti kinez Xi Jinping mbajti  fjalimin me titull:

“Ruajtja e besimit për të ecur përpara me vendosmëri dhe për t’u bashkuar në ndërtimin e një komuniteti të Azi-Paqësorit”.

Xi vuri në dukje se situata ndërkombëtare ndodhet përpara ndryshimeve dhe trazirave. Ekonomisë botërore i mungon dinamika e rritjes, ndërsa po shtohet unilateralizmi dhe proteksionizmi. Teksa tregtia globale ka ruajtur rritje në këtë prirje degresive, përparimet e përshpejtuara të teknologjive të reja kanë ndikuar thellësisht në strukturën e zhvillimit botëror.

Hapja apo mbyllja, bashkëpunimi apo largimi, transformimi apo konservatorizim, janë tema të kohës që duhet t’u japim përgjigje.

APEC lindi nën rrymën e globalizimit ekonomik dhe e ka shndërruar Azi-Paqësorin në rajonin që drejton etikën e kohës. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha palët për të ruajtur besimin, për të ecur përpara me vendosmëri dhe për t’u bashkuar në ndërtimin e një komuniteti të Azi-Paqësorit, duke nxitur prosperitetin e përbashkët në të gjithë rajonin, vuri në dukje Xi

Ai paraqiti katër propozime kundrejt situatës aktuale.

-Duhet të mbrojmë situatën e përgjithshme të paqes dhe stabilitetit. Qëndrueshmëria është kushti pararak i sigurisë dhe i prosperitetit.

-Duhet të krijojmë ura për hapje dhe bashkëpunim. Hapja sjell zhvillim, ndërsa mbyllja shkakton prapambetje. Duhet të mbrojmë sistemin shumëpalësh të tregtisë, me Organizatën Botërore të Tregtisë si bërthamë dhe të bazuar në rregulla.

-Duhet të aktivizojmë motorë të ri rritjeje. Inovacioni është një forcë e rëndësishme e nxitjes së progresit shoqëror.

-Duhet të zgjerojmë rrugët drejt bashkëpunimit të dobishëm reciprokisht. Ekonomitë e Azi-Paqësorit kanë histori dhe kultura të larmishme. Ato janë në faza të ndryshme zhvillimi, ndaj bashkëpunimi midis tyre nuk mund të jetë unik.

Xi Jinping theksoi se Azi-Paqësori është hapësira e zhvillimit tonë të përbashkët, gjithashtu arena e bashkëpunimit krah për krah. Qarqet industrialo-tregtare të Azi-Paqësorit janë pionierët e ekonomisë globale. Mirëpres të gjithë të vazhdojnë të marrin pjesë aktivisht në reformën e hapjen së Kinës, si dhe në modernizimin e saj, për të ndarë bashkërisht mundësitë e modernizimit kinez.

Le të bashkojmë forcat për të përballuar së bashku vështirësitë e zhvillimit nëpërmjet hapjes, të nxisim vrullin e rritjes përmes inovacionit dhe të ndajmë mundësitë e zhvillimit bazuar tek bashkëpunimi, për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për komunitetin e Azi-Paqësorit.

Në ceremoni ishim të pranishëm Presidenti i Kilit José Antonio Kast, Kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim dhe liderë të tjerë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet Samiti i CEO-ve të APEC 2026, presidenti Xi: Të ecim përpara dhe të bashkuar!

Hapet Samiti i CEO-ve të APEC 2026, presidenti Xi: Të ecim përpara dhe të bashkuar!

November 18, 2026
“Mbyllja e kapitujve në 2027, e arritshme”- Deputeti Malaj: Forca të errëta nuk do e pengojnë integrimin e vendit në BE, jemi më afër se kurrë!

“Mbyllja e kapitujve në 2027, e arritshme”- Deputeti Malaj: Forca të errëta nuk do e pengojnë integrimin e vendit në BE, jemi më afër se kurrë!

November 18, 2026
“Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen”- Guvernatori Sejko: Inflacioni lehtësisht mbi objektiv në muajt në vijim!

“Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen”- Guvernatori Sejko: Inflacioni lehtësisht mbi objektiv në muajt në vijim!

November 18, 2026
Gjendet i pajetë taksisti në zonën e “Oxhakut”, nga hetimet e para dyshohet se…

Dramatike në Tiranë, pasagjerja 24-vjeçare bie nga dritarja e pasme e taksisë, Policia ndalon drejtuesin!

November 18, 2026
EMRI/ I përfshirë në rrjetin e shitjes së kokainës, arrestohet 41-vjeçari me precedentë penalë!

EMRI/ I përfshirë në rrjetin e shitjes së kokainës, arrestohet 41-vjeçari me precedentë penalë!

November 18, 2026
Sherri për një vend parkimi, vritet 59-vjeçari! Arrestohet autori, person me precedent penal në Zvicër

Sherri për një vend parkimi, vritet 59-vjeçari! Arrestohet autori, person me precedent penal në Zvicër

November 18, 2026
Berisha: S’keni legjitimitet të merreni me buxhetin, me paketën fiskale do varfëroni më shumë shqiptarët

Kur do të lindë opozita në Shqipëri?

November 18, 2026
Specialja i dha leje, Jakup Krasniqi mbërrin në Prishtinë, viziton bashkëshorten e sëmurë!

Specialja i dha leje, Jakup Krasniqi mbërrin në Prishtinë, viziton bashkëshorten e sëmurë!

November 18, 2026
Malaj prezanton buxhetin: Borxhi publik zbret në 52.4%, rriten investimet për qytetarët! Ja sektorët që përfitojnë më shumë

Malaj prezanton buxhetin: Borxhi publik zbret në 52.4%, rriten investimet për qytetarët! Ja sektorët që përfitojnë më shumë

November 18, 2026
Me pranga në duar dhe këmbë, marshallët e SHBA-ve e ekstraduan me charter! Kush është Valentin Ftoni, që iu arratis drejtësisë për 25 vite

Me pranga në duar dhe këmbë, marshallët e SHBA-ve e ekstraduan me charter! Kush është Valentin Ftoni, që iu arratis drejtësisë për 25 vite

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In