• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet për këmbësorët ura e re te ish-Ekspozita, Veliaj: Nisja më e mirë për 2017-ën

by A R
04/01/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër urë i shtohet qytetit të Tiranës, duke lehtësuar kalimin e këmbësorëve në zonën e ish-Ekspozitës, e cila lidh Bulevardin “Bajram Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta”. Ura e re ka rritur sigurinë e qytetarëve dhe në të njëjtën kohë ka përmirësuar ndjeshëm imazhin, falë harmonisë që krijon me mjedisin përreth. I pranishëm në përurimin e kësaj ure ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se hapja e kësaj ure për këmbësorët është nisja më e mirë që mund t’i bëhej këtij viti të ri.

“Jam shumë i lumtur që e fillojmë vitin e ri në Njësinë nr. 5 me një urë tjetër. E mbyllëm 2016 me një urë dhe e fillojmë 2017 me një tjetër. Kjo është një urë pedonale kushtuar këmbësorëve, e cila lidh dy brigje të Lanës, Njësinë 5 me Njësinë 10 dhe ka trafikun më të madh të nxënësve që shkojnë në shkollë, kopshte, çerdhe”, tha Veliaj. Më tej, kryetari i Bashkisë u shpreh se shtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore nuk është zgjidhja përfundimtare për të shmangur trafikun e mjeteve në Tiranë. Ndaj, ai u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin sa më pak makinat dhe sa më shumë mjetet alternative dhe ekologjike të lëvizjes.

“Rekomandimi ynë mbetet për ta përdorur makinën për të shkuar në një destinacion të largët, kurse për distancat e vogla do të preferonim që njerëzit të përdornin sa më pak makinën dhe sa më shumë mjetet e transportit publik”, theksoi Veliaj. Ai vlerësoi faktin që ka pasur një sensibilizim të jashtëzakonshëm të qytetarëve dhe ka një trefishim të atyre që janë duke përdorur biçikletat në Tiranë. Por, sipas tij, kjo nuk mjafton. “Investimet e radhës së Bashkisë së Tiranës do të jenë korsitë e dedikuara të biçikletave,  pasi ai që përdor biçikletën ta ketë korsinë të mbrojtur, i pa shqetësuar nga makinat që vijnë dhe hyjnë e dalin në korsinë e tyre. Është e vetmja mënyrë se si shpërblejmë ata që po përdorin një transport alternativ në Tiranë”, u shpreh Veliaj. Ai theksoi se ky është vetëm fillimi i një sërë investimesh që Bashkia e Tiranës ka programuar për të realizuar në vitin 2017, ku peshën kryesore do e zënë shkollat.

“Ky do të jetë një vit fantastik për Tiranën. Ne kemi përgatitur disa investime jo vetëm në ura dhe në infrastrukturë, por kryesisht në infrastrukturën sociale, kopshtet, shkollat edhe çerdhet. Shkollat do të jenë në fakt projekti më i madh i këtij viti. Jam shumë i ndërgjegjshëm që kemi hapur 100 kantiere në Tiranë, por ajo që kemi bërë është që teksa mbyllet një kantier, hapet një tjetër. Vetëm në një segment prej 200 metrash janë hapur dy ura të reja, kjo do të thotë që lirohet trafiku si për këmbësorët ashtu edhe për makinat në këtë pjesë të qytetit, për të filluar investime në pjesët e tjera të qytetit”, shtoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se 2017-a do të konsiderohet edhe si viti i fshatit për vëmendjen që do marrin investimet në zonat rurale të Bashkisë së Tiranës. “Këtë vit kemi një fokus më të madh në fshatra. Është shumë e rëndësishme që të kombinojmë investimet në zemër të Tiranës siç janë këto ura, me investimet në fshatra. Ne do të fillojmë këtë vit rrugën e Zall-Dajt – Zall Bastarit, do të përfundojmë rrugën e Krrabës, rrugën e Zall-Herrit, për t’u siguruar që pavarësisht se ku e ka adresën një qytetar i Tiranës, si në qendër të ashtu edhe në periferi do të ketë të njëjtin trajtim nga Bashkia e Tiranës”, vlerësoi Veliaj.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, shprehu falënderimin për Bashkinë e Tiranës, për një tjetër investim të realizuar në Njësinë Administrative Nr.5. “Po e fillojmë vitin përsëri me një lajm të mirë, që është një urë krejtësisht e re, një lloj autokritike përpara inxhinieres dhe kompanisë që kanë punuar sepse mendova që ka ardhur e gatshme, thjesht është montuar këtu, pasi dizajni është nga më modernët që unë kam parë jashtë vendit. Por kur më thanë që gjithçka është bërë në Shqipëri, është dizenjuar nga inxhinierët shqiptarë, mendoj se komplimentet janë shumë pak”, tha Majko.

Ura e re zëvendëson një nga urat më të vjetra dhe të amortizuara mbi Lanë dhe ajo lidh bulevardin “Bajram Curri” dhe bulevardin “Zhan D’ark”./a.m.

Next Post
“Festoi” Vitin e Ri në konvikt/ 26-vjeçarja vjedh çfarë gjen në dhomat e shoqeve, arrestohet

"Festoi" Vitin e Ri në konvikt/ 26-vjeçarja vjedh çfarë gjen në dhomat e shoqeve, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In