• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet parkimi tek stadiumi “Air Albania”/ Veliaj: Puna flet shumë më shumë se ata që ulërasin

by Java News
08/10/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parkingu i katërt nëntokësor u hap sot te stadiumi kombëtar “Air Albania”, një investim modern dhe zgjidhje për zonën qendrore të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se parkingu ka 200 vende, jep siguri për makinat dhe ka disa vende të posaçme karikimi për automjetet elektrike.

“Sot është një ditë e mirë për parkimin në Tiranë. Ky është parkingu i dhjetë në total në qytet, por i katërti nëntokësor. Para 5 vitesh, parkingu nëntokësor ishte diçka e padëgjuar në Tiranë. Sot kemi parkingje nëntokësore te sheshi “Skënderbej”, te ish-stacioni i Trenit, ku fillon Bulevardi i Ri, te këndi “7 Xhuxhat”, pronë që iu rikthye bashkisë për ta riinvestuar, dhe parkim nëntokësor poshtë sheshit “Italia”. Me gjashtë parkingje në sipërfaqe dhe katër nëntokë, sot kemi 10 parkingje më shumë seç kishim para 5 vitesh”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se ambicia e Bashkisë së Tiranës nuk ndalet me kaq, por do të investojë edhe për 10 parkingje të tjera rezidenciale.

“Do të vazhdojmë me 10 parkingje të tjera kryesisht në Njësinë 5, në zonën e Komunës së Parisit. Në Njësinë 10, në zonën e “Myslym Shyrit”, në Njësinë 9, në zonën e “Mine Pezës” dhe në të gjitha zonat ku mes pallateve kemi gjetur hapësira që mund të kthehen në parking”, tha ai.

Veliaj theksoi se e vetmja përgjigje për të gjithë ata që hedhin baltë është puna.

“Puna këtu flet shumë më shumë se të gjithë ata që ulërasin për parkingjet. Ulërasin ata që në 4 vite mirë që nuk bënë një parking, por as një shkollë. Sot jemi dita me natën: kemi zgjidhur çështjen e parkimit për pjesën qendrore të Tiranës dhe në këtë mandat të dytë, do të kalojmë te rrethi tjetër; pra, nga Unaza e Vogël, te Unaza e Tretë, për t’u siguruar që e sistemojmë parkingun edhe në blloqet e pallateve”, u shpreh ai.

Më tej, kryetari i bashkisë sqaroi edhe projektin e ri ambicioz në hyrje të Liqenit Artificial.

“Në mes të hyrjes së Parkut të Liqenit ka një pronë private, një lokal i rrethuar. Ajo që po bëjmë, është që po e transferojmë atë pronë private te Garda, që të kemi pronë shtet aty për të bërë një parkim tjetër nëntokësor, ku çdo qytetar pas Akademisë së Arteve, te hyrja e Liqenit, nga ana e Gardës, të ketë mundësi të lërë makinën nën tokë dhe të shijojë Parkun e Liqenit”, sqaroi Veliaj.

Parkimi i ri ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 4 mijë m² dhe përbëhet nga dy kate nëntokë. Ky parkim ofron dy hyrje-dalje, si dhe vende të posaçme parkimi për personat me aftësi të kufizuar. Ndërkaq, në vijim të turit të tij në çdo njësi, Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim edhe me stafin Njësisë 5, ku dha lajmin e mirë të rehabilitimit të bllokut të banimit pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe në Selitë.

g.kosovari

Next Post
Paranoja për kufijtë

Kronikë e një parafushate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In