• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë e një parafushate

by Java News
08/10/2020 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plator Nesturi

Kalimi në fillimjavë në Parlament i ndryshimeve në ligjin e ri për zgjedhjet, i dha fund etapës së parë, por edhe më kryesore të projektit mbi të cilin funksionon Këshilli Politik. 97 votat në Parlament ishin shumë më tepër sesa i duhej mazhorancës, por kjo dukej si një kompensim ndaj mosrënies në konsensus në Këshill për ndryshimet e amenduara.

Pas kësaj, gjithçka duket se vijon në natyrshmëri. Nuk pasoi asgjë nga deklaratat e mbushura plot kërcënim të opozitës për të mos i votuar ndryshimet pa dakordësi në tryezën politike. Ndërkohë që qëndrimet e para mediatike pas votimit në Parlament ishin nga presidenti dhe kryetarja e LSI-së. Nga ana e PD-së kishte një përtesë për t’u prononcuar për ndryshimet në ligjin për zgjedhjet.

Duket se përtesa që ka kapur PD-në nuk është vetëm për prononcimet e qëndrimet politike zyrtare, por dhe në daljet me efekt elektoral. Kështu, mund të thuhet se kemi tri pamje të ndryshme tek aktorët kryesorë që po luajnë kartat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Kemi LSI-në e cila duket se ka filluar lëvizjet e saj në terren dhe ku në Tiranë po artikulohen si emra për deputetë edhe të afërm të ish-gjyqtarëve.

Ashtu si për lançimin në zonën e Elbasanit të Ermir Gjinishit, për të thithur vota nga komuniteti fetar. Ndërkohë PS-ja ka nisur takimet elektorale, duke shfrytëzuar dhe inaugurimet apo lançimin e projekteve të ndryshme qeveritare, ndërsa në Tiranë, Erion Veliaj, që përveç se kryebashkiak është dhe drejtues politik për qarkun, po zhvillon një tur takimesh në zona të ndryshme të Tiranës. Për të vijuar me tej. PS-ja pritet të zhvillojë nesër takimin e Asamblesë Kombëtare që, natyrisht, do të fokusohet tek organizmi i fushatës elektorale, por që nuk përjashton dhe ndryshime në kabinetin qeveritar, po ashtu në funksion të fushatës.

Pamja e tretë, ajo për fushatën e PD-së, mbetet ende e varfër. Dalja e kreut të PD-së, Basha, në disa njësi tregtare në Tiranë apo takime me taksixhinj është fare pak për një parti politike që synon pushtetin dhe qeverisjen e vendit. Partia kryesore e opozitës mbetet ende nën trysninë e zgjedhjeve për listën e kandidatëve për deputetë. Është e natyrshme dhe njerëzore që kandidatët të fokusohen te beteja e listave për t’u përfaqësuar, por duket e pashpjegueshme për një parti politike të krijojë një boshllëk politik në funksion të fushatës, pikërisht 200 ditë para zgjedhjeve. Për të shkuar më tej, që edhe forma me anë të së cilës po bëhet procesi i përzgjedhjes, është një proces eliminimi, që mund të shkaktojë pakënaqësi te mbi 7 mijë kandidatët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e listës së deputetëve.

Panorama na paraqet tri shkallë të ndryshme të lëvizjeve politike të partive kryesore. Natyrisht, është ende herët dhe betejat e vërteta nuk kanë filluar, por garfiku i shpejtësisë së lëvizjeve për secilën parti është një tregues i shkallës së besimit dhe dëshirës, si për fitore, ashtu dhe për egon për të qeverisur vendin në mandatin e pritshëm.

Deri më tani, ajo çka është e qartë, është se PS-ja po kërkon pushtet e vetme dhe kjo e fokuson edhe te lëvizjet pa ngarkesa aleancash. Ndërkohë, me ndryshimet e reja në ligjin për zgjedhjet për partitë e opozitës dhe, kryesisht, për PD-në e LSI-në, atyre u mbetet të vendosin nëse do të duhet të hyjnë së bashku, apo me shtabe të ndara në zgjedhjet e 25 prilllit. Çështja nuk është aq e lehtë, si për motivet e ndryshme të grupeve të caktuara brenda secilës, për t’u ndarë apo për të dalë në një listë të përbashkët, por dhe në aspektin se imazhi i opozitës në elektorat do të jetë i shkalafitur, ndryshe nga ideja që kanë përcjellë në 4 vite opozitarizëm.

Ndërkohë një hall tjetër është për anëtarët më të vegjël të koalicionit opozitar. Dalja më vete e tyre, përveç pamundësisë për të kapur shifrat për një deputet sipas qarqeve, sjell dhe një problematikë tjetër, pasi duke mos pasur një komisioner si përfaqëues të tyre, atëherë votat që do të mbledhin do të jenë në dorë të aleatit të tyre në komision.

Ekuacioni parazgjedhor është ende me shumë të panjohura, ku të panjohurat më së shumti janë në kampin e opozitës. Gjithsesi, nga çka vërtitet në ajër, përplasjet dhe të papriturat nuk do të mungojnë, dhe jo vetëm midis kundërshtarëve, por edhe brenda aleatëve./ fjala.al

Next Post
U ekzekutua teksa po pinte kafe, identifikohet një person si i implikuar në vrasjen e vëllait të Talo Çelës

U ekzekutua teksa po pinte kafe, identifikohet një person si i implikuar në vrasjen e vëllait të Talo Çelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In