• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hapet Panairi i Bujqësisë, Rama: Fond për të rinjtë që duan t’i kthehen tokës

by A R
29/11/2017 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të mbështesë financiarisht të gjitha ato investime dhe sipërmarrje që rrisin eksportet në bujqësi dhe iniciativat që përmirësojnë më tej cilësinë e prodhimit vendas.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot stendat e panairit “Shqipëria punon tokën”, një panair mbarëkombëtar që e shndërroi Tiranën në një vendtakim të produkteve shqiptare.

Në një bashkëbisedim me sipërmarrësit vendas, kryeministri Rama theksoi se “nga fillimi i vitit të ardhshëm Fondi i Mbështetjes, që kalon përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, do të ketë një zë të veçantë për të rinjtë që kanë një ide apo projekt dhe që kanë vendosmërinë për të investuar duke e nxjerrë fitimin nga toka”.

Po ashtu, një pjesë e veçantë e këtij fondi, sipas kryeministrit, do t’i dedikohet inovacionit në bujqësi.

“Ne duam t’i japim një nxitje të mëtejshme bujqësisë dhe për këtë kemi vënë edhe buxhetin më të madh që ka financuar ndonjëherë qeveria shqiptare, për mbështetjen e bujqësisë. Por, ne duam të fokusohemi tek të gjitha ato investime, sipërmarrje që rrisin eksportet dhe krijojnë vlerë të shtuar dhe te iniciativat që rrisin më tej cilësinë e prodhimit vendas”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “do të ndahemi përfundimisht nga epoka e lëmoshave që e thërrmojnë dhe nuk sjellin mbrapsht asnjë vlerë të shtuar nga fondi, që mbetet modest për nevojat tona”.

“Qeveria do të financojë vetëm në kultura të caktuara që sjellin vlerë të shtuar përmes eksportit në radhë të parë dhe stimulojnë më tutje rritjen dhe zinxhirin e vlerës”, theksoi ai.

”Vitin e ardhshëm”, sipas kreut të qeverisë, ”ky panair do të jetë shumëfish më i madh, por ky i pari do të shënohet si pika e parë e rëndësishme e këtij zinxhiri të ri vlere, që ne do të krijojmë bashkarisht në 4 vitet e ardhshme”. /b.d

Next Post
Ndër gjuhët më të vështira, ja për sa kohë mësohet Shqipja

Ndër gjuhët më të vështira, ja për sa kohë mësohet Shqipja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In