• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapet konkursi për realizimin e veprave të artit në hapësira publike/ Rama: Ambicia është të kthehet në një program të përvitshëm

by Java News
24/06/2022 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka shpallur nismën më të re për të realizuar vepra arti në hapësirën publike. Nisma është prezantuar në një aktivitet ku ka qenë i pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe artistët që kanë pranuar të përfshihen.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë bëri të ditur se do të jenë 18 vepra arti që do të vendosen në 18 hapësira të ndryshme publike.

“Është një program që do të kërkojë natyrisht edhe testin e eksperiencës për të parë se si do të ecë, çfarë do të mund të përmirësohet, cilat do të jenë sugjerimet apo kritikat e komunitetit, artistëve lidhur me më cilësore dhe natyrisht që për t’i garantuar qëndrueshmëri programit do të jetë mirë që t’i japim formë një strukture të posaçme institucionale artit në hapësira publike. Programi ka stimulimin dhe mbështetjen e vetë aktorëve, protagonistëve të kësaj skene artistike. Në fund fare, unë kam shumë besim në përfshirjen e artistëve që kanë talentin dhe profesionalizmin e duhur, impaktin në hapësirat publike dhe të gjitha ato pika që shihen nga shumë sy dhe rrihen mes njerëzve, do jetë i rëndësishëm.  Do stimulojë energji pozitive në territor dhe ky lloj impakti ka pak nga pak me krijimin e një mase kritike edhe efektin e duhur social e ekonomik. Nuk besoj se mund t’iu them ndonjë gjë të re juve që jeni këtu por thjesht dua t’ju siguroj që programi nuk është një shkrepje e vetme, është vetëm fillimi ky që bëjmë sot i një procesi që duam të jetë afatgjatë dhe i përvitshëm. Nga ana tjetër, do bëhet më e mira për të pasur përzgjedhje të drejta dhe cilësore.  Nuk ka diskutim që përzgjedhja e drejtë kur bëhet fjalë për art ka dozën e subjektivizmit, por punët janë të tilla, volumi është i tillë që do ketë hapësirë viti pas viti. Është lënë një kufi për 3 projekt-ide, por nuk është kufizuar për një individ apo për një grup, koha nuk është e mjaftueshme, 45 ditë janë shumë pak, por strukturimi i programit kërkoi pak kohë, atëherë këtë vit do të jemi pak më të nxituar pastaj vitin e ardhshëm do të hapet më shpejt. E rëndësishme është që të mos e djegim këtë fond, është i konsiderueshëm. Është diçka tërësisht e re për ne dhe duhet të përpiqeni të mirëkuptoni”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Afati i dorëzimit të projekteve do të jetë 7 Gushti dhe për projektin që do të sjellë çdo artist nuk do të ketë një fond limit të veprës. 

g.kosovari

Next Post
Vuçiç reagon një ditë pas samitit në Bruksel: I jam mirënjohës edhe Ramës. Do luftojmë për të ardhmen evropiane

Vuçiç reagon një ditë pas samitit në Bruksel: I jam mirënjohës edhe Ramës. Do luftojmë për të ardhmen evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In